-2.4 C
Priština
More

    A jeni të bukura apo jo? Bëni këtë test të thjeshtë dhe zbuloni përgjigjen

    spot_imgspot_img

    Ky test i thjeshtë, që u bë një hit i madh në Weibo, verzioni kinez i facebook-ut, zbulon nëse një person është i bukur apo jo. E tëra që ju nevoitet është gishti i cili paraqet metodën më të mirë për të përcaktuar se cilit grup i përkisni. Testi i quajtur “metoda e identifikimit të bukurisë dhe shëmtisë” apo “kurthi i gishtit”. Si të zgjidhni testin? Vendosni gishtin tuaj tregues nga mjekrra në hundë, nëqoftëse gishti prek buzët tuaja, atëherë kjo tregon se ju jeni të bukur.

    Mania për këtë provë sa vjen e rritet, në të cilën janë paraqitur edhe një numër i madh i personave të famshëm që e kanë provuar këtë lloj testi duke postuar edhe nga një foto të tyre. Testi në Weibo ka nxitur më shumë se 200.000 diskutime, ku numri më i madh i pjesëmarrësve janë femra.

    “Inspektimi i bukurisë” të cilën disa e quajnë “të pashëm ose jo” është i bazuar në teorinë e relacionit 3:1. Këtë teori e përdorin edhe kirurgët plastikë, të cilët besojnë se bukuria bazohet në lidhjen e përsosur të hundës, gojës dhe mjekrrës. Sipas tyre, ata duhet të jenë në përputhje apo linjë të përkryer.

    Kjo linjë e përsosur krijohet me vendosjen e gishtit tregues në fytyrë. Quhet edhe “Rickets E- line” sipas Dr. Robert Ricket, i cili në vitin 1950 e ka zbuluar këtë metodë.

    Simetri dhe bukuri, po ose jo

    Doktor Mark Holms nga “Qendra kirurgjike Mclndoe”, thekson se testi përcakton simetrinë e pjesës së poshtme të fytyrës si dhe përmasat e saj. Ai pohon se bukuria nuk qëndron vetëm në paraqitjen simetrike por kjo ka lidhje edhe me përputhjen simetrike të karakteristikave fizike. Si për shembull, ai përmend grekët e lashtë të cilët i kushtojnë vëmendje të madhe konceptit të simetrisë.

    Ky test ka edhe kritikët e tij.

    Edhepse testi bazohet në parimet klasike të cilat datojnë që nga koha e Leonardos Da Vinçit, ai i thjeshtëson ata dhe përdor vetëm një parametër – komenton Brent Taner, kirurgu plastik në spitalin “Spire Tunbridge Well” në Houvi.

    Ai theksoi se idealet e bukurisë janë të ndryshme dhe dallojnë në vende të ndryshme të botës dhe se nuk ekziston “një bukuri e vetme”.

    Siç theksoi Dr. Mark Holms, bukuria nuk është vetëm pamja fizike, por gjithashtu edhe energjia dhe personaliteti që personi e bart me vete./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...