Ngjashëm sikurse femrat, edhe meshkujt kanë shprehitë e tyre të cilat nuk duan t’ia zbulojnë askujt, e në veçanti JO femrave.Meshkujt masturbojnë shumë më shpesh sesa mendojmë
Edhe pse partneri juaj ndoshta nuk do t’ua pranojë, megjithatë shumica e meshkujve masturbojnë çdo ditë edhe atë disa herë. Nëse e gjeni mashkullin tuaj duke plotësuar nevojat e veta, mos bëni panik dhe mos e konsideroni këtë si tradhti ose perversitet, sepse kjo është teknika e tyre e relaksimit, sikurse që është për femrat dushi i ngrohtë i mbrëmjes.
Edhe meshkujt argëtohen me filmat romantikë
Rrallë ndonjë mashkull do ta pranojë hapur se i pëlqen të qeshet me komeditë romantike, mirëpo shumica e tyre i pëlqejnë filmat e tillë.
Ata duan të dinë gjithçka për ju
Po, po, nuk janë femrat të vetmet që duan ‘t’i fusin hundët’ në të kaluarën e të tjerëve. Ngjashëm sikurse agjentët sekretë, meshkujt do të shfrytëzojnë të gjitha burimet e mundshme për të ditur gjithçka për ju, ndërsa një shembull është Facebooku, i krijuar për informata të tilla. Jini të gatshme, sepse do t’ju pyesë për secilin shok që keni apo për ndonjë tjetër që dëshiron të shoqërohet me ju.
Edhe meshkujt kanë komplekse
Edhe pse femrat janë eksperte në zbulimin e të metave në dukjen e tyre, as meshkujt nuk qëndrojnë larg me këtë aftësi. Edhe ata vuajnë kur janë përpara pasqyrës dhe shohin barkun e tyre, i cili ka filluar të rritet dhe fillojnë ta pyesin veten: “Kur ka ndodhur kjo?”. Edhe ata i provojnë pantallonat dhe këmishët nga e kaluar, për të kuptuar nëse akoma kanë të njëjtin numër. Edhe pse këtë nuk do ta thonë asnjëherë, edhe ata vuajnë nga ndryshimet që i sjell jeta dhe mosha.