Nëse zakonisht ose ndonjëherë përdorni termat ‘lëkurë e thatë‘ dhe ‘lëkurë e dehidratuar‘ për t’ju referuar të njëjtës gjendjeje të lëkurës, gaboheni. Lëkura e thatë dhe lëkura e dehidratuar nuk janë e njëjta gjë.
Dr. Daniel Lanzer, një dermatolog, tha për Bustle, se ekziston një keqkuptim i madh për lëkurën e dehidratuar dhe lëkurën e thatë.
Në të dy rastet, aplikimi i kremit hidratues është thelbësor. Hidratuesit më të mirë për lëkurën e dehidratuar janë ato që trajtojnë një gjendje të përkohshme të lëkurës – pra, dehidratimin, i cili shkaktohet nga dëmtimi i barrierës mbrojtëse të lëkurës, e cila lejon largimin e lagështirës.
Nga ana tjetër, lëkura e thatë është lloj lëkure. Një lëkurë e thatë karakterizohet nga prodhimin i pakët i sebumit (sekretim vajor i gjëndrave dhjamore).
Lëkura e dehidratuar trajtohet me disa ndryshime të stilit të jetesës dhe gjetjes së produkteve të duhura.
Këshillohet përdorimi i larësve që janë miqësorë me lëkurën, nuk përmbajnë alkool dhe përbërës me aromë. Kremrat hidratues me përmbajtje të acideve yndyrore ndihmojnë shumë.
Lëkura e thatë prek disa zona, si fytyrën, këmbët, duart, flokët etj. Në disa raste, mund të jetë simptomë që kërkon një diagnozë më serioze, ndaj këshillohet konsulta me mjekun specialist.