Jo rrallë herë, Loredana është pjesë e shtypit rozë. E në të shumtën e rasteve, janë postimet e saj në rrjetet sociale, që përbëjnë lajmin.
Por nga sot, ajo nuk mund të gjindet në asnjë nga këto rrjete sociale.
Loredana është zhdukur për të gjithë ata fansa që nuk janë të paktë në numër.
E këta të fundit duket se janë pikëlluar nga kjo lëvizje e të preferuarës së tyre dhe këtë e kanë shfaqur nëpër faqet e shumta që janë të hapura në përkrahje të saj.
Ende nuk ka ndonjë sqarim për këtë veprim të këngëtares.
Ndërsa aktive mbetet llogaria e vajzës së saj, Hanës, në Instagram.