1.7 C
Priština
More

    Frizurë (punxh) i rastësishëm: modelim flokësh për çdo rast

    spot_imgspot_img

    Shumë femra preferojnë këtë lloj modelimi të kapjes së flokëve në formë rrethore sepse është shumë praktike, ideale për të gjitha rastet, si gjatë shetitjeve, poashtu edhe për punë, por gjithashtu edhe për ndonjë darkë formale. Për më tepër, ajo çka është më e rëndësishme, është se bëhet në mënyrë shumë të thjeshtë.

    Duke pasur parasysh se gjatë kësaj stine të pranverës theksi i vihet pamjes sa më natyrore, dhe ky trend ka ndikuar në masë të madhe edhe në kapjen e flokëve. Kështuqë, një përzgjedhje e madhe e modelimit të flokëve është kapja e tyre sipër në formë rrethi (punxh), të cilët rekomandohen për çdo ditë. E bukura e kësaj, është se mund ta bëni në hapa shumë të thjeshtë dhe njëkohësisht të fitoni një model flokësh të përsosur.

    I përshtaten çdo lloj stili, të biznesit, elegant dhe natyrisht të gjitha variacionet e lejuara. Flokët e ngritura lart, paksa të shprishura dhe të lira, ngjajnë shumë moderne dhe për përshtypje edhe më të fortë mund të vendosni ndonjë fjongo apo shirit zbukurues. Në trend janë edhe punxhet e mëdha, të shkrehura lehtë dhe që ngjajnë me stilin e para 50 viteve të shekullit të kaluar. Dhe që të dukeni sa më të rastësishëm, tërhiqni dy fije nga dy anët, është diçka mjaft atraktive dhe me anë të gishtave kapni flokët, gjegjësisht fijet që ju bien në fytyrë dhe rregulloni që të duken sa më natyrale. Aktuale janë të gjitha modelimet e flokëve që duken sa më thjeshtë dhe të rastësishme, pa ndonjë formë të caktuar, gjithashtu rrinë bukur edhe flokët me onde apo të valëzuara.

    Këtë kapje të flokëve si lloj punxhi, mund ta bëni edhe përmes një bishti të thjeshtë, mjafton që ta lidhni bishtin lart, ta sillni përreth flokëve dhe në këtë mënyrë të fitoni modelin e flokëve si dhe disa fije të hequra para fytyrës. Paraqesin formë moderne dhe romantike që iu përshtaten të gjitha evenimenteve. /kosovarja.ch/

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...