Rrudhat nisin të shfaqen me apo pa dëshirë me kalimin e viteve. Vijëzime në ballë, faqe apo gushë, bëjnë që shumë njerëz të mos ndihen më rehat me masën e tyre.Por. për të shpëtuar nga kremrat dhe maskat e shtrenjta, ju vjen në ndihmë një maskë tërësisht natyrale dhe ekonomike, të cilën mund ta përgatisni në shtëpi me fare pak përbërës dhe duke marrë rezultatin e dëshiruar.
Gjithë çfarë ju duhet është një kokërr limon, 6-7 lugë qumësht dhe 6-7 lugë pana.
Fillimisht prisni në feta limonin dhe lëreni mënjanë. Në një tenxhere hidhni panën dhe qumështin dhe nxeheni, por pa e vluar. Pasi ta keni fikur, shtoni fetat e limonit dhe mbulojeni tenxheren duke e lënë të pushojë për tre orë.
Më pas këtë masë aplikojeni duke e masazhuar me delikatesë në zonën e interesuar dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.
Pas kësaj maskën pastrojeni me një copë pambuku të lagur. Do të shikoni që rezultati do të jetë i garantuar, nëse e përdorni dy herë në javë.