Një raport i ri në Journal of Leukocyte Biology sugjeron që cikli i vezoreve të një gruaje luan një rol të rëndësishëm në ndjeshmërinë e saj ndaj infeksionit.Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se gratë janë më të ndjeshme ndaj infeksionit të tilla si Candida Albicans ose sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme gjatë ovulimit.
Sipas studiuesve, ky është një shpjegim pse gjatë ovulimit gratë kanë më shumë rrezik të infektohen me sëmundje seksuale të tranmetueshme. Studimi tregoi se hormoni seksual, estradiolo, rrit ndjeshmërinë ndaj kandidiazës sistemike.
Studiuesit identifikuan qelizat dendritike si qeliza të synuara të estradiolit dhe treguan se qelizat dendritike të trajtuara me estradiol ishin joefikase në shkaktimin e përgjigjes imune Th17 ndaj antigjeneve të C. Albicans.