4.5 C
Priština
More

    11 mësimet e dashurisë që secila nënë duhet t’ia mësoj vajzës së saj

    spot_imgspot_img

    Ka gjëra që vetëm nëna mund të t’i mësojë. Gjyshja mund të mos jetë në gjendje mjaft të mirë sa për të të mësuar, ndërsa motra nuk ka aq njohuri për të tilla gjëra. Edhe pse bisedat e kësaj natyre janë të vështira për nënat, ndihma e tyre mund të jetë thjeshtë në jepjen e njohurive për të përballuar kohët e vështira.

    Këtu janë 11 gjërat më të rëndësishme për dashurin që vajzat e reja duhet ti dijnë:

    1. Ti je mjaft e mirë. Nëse ka një mesazh të cilin vajzat duan ta dëgjojnë nga nënat e tyre, ai është: besimi në vetëvete do të thot ta kujtosh se për të të dashururar nuk ke nevojë ta ndryshosh vetën tënde. Mësoje vajzën tënde se kushdo që përpiqet ta bind për të ndryshuar, nuk është i duhuri për të, dhe dikush që nuk i kupton vlerat që ajo ka nuk duhet ta fitoj asnjë vend në zemrën e saj.

    2. Nuk mund ta fitoni respektin nëse fillimisht nuk e keni jepur atë. Dhe kjo nuk vlenë vetëm në rastet e rëndësishme por edhe me miqtë dhe familjen. “Ti duhet të jesh modeli i respektit që kërkon nga partneri”. Kur ti kujdesesh për trupin tënd duke u ushqyer mirë, pushuar mirë dhe trajtuar mirë, ju normalisht do të tërhiqeni nga dikush që bën të njëjtat gjëra.

    3. Mos humb veten në një lidhje. Të rënit në dashuri mund të bëj vajzat e reja që të largohen nga vetja e tyre dhe të mos mund ta gjejnë vetën në asgjë po se patën afër partnerin. “Mos e lejoni pasigurin tuaj ose marrëdhënien tuaj të ju ndalojë të jetoni jetën që ju meritoni.” Kujtojani vajzës tuaj që të bëjë gjërat që i interesojnë, kohën për miqtë dhe për vetën e saj. Ajo ka nevojë për të gjitha këto që të jetojë një jetë të lumtur dhe të vazhdoj që të ndjehet e plotësuar – pavarësisht a zgjatë lidhja apo jo. Ka shumë hapsirë për vetë-dashuri dhe dashuri romantike.

    4. Trupi yt meriton kënaqësi. Nëse ju nuk ja mësoni këtë, kush do t’i mësoj? Nënat nuk flasin mjaft për këtë temë. “Trupat tanë nuk janë objekte vetëm për të kënaqur dëshirat e pertnerëve. Ata janë tanët, ti gëzojmë, zbulojmë dhe të ndjehemi të plotësuar nga përvojat.” Të folurit në mënyrë positive për seksin nuk inkurajon imoralitet ashtu siç mundet heshtja. Pra kur trypi i saj fillon të ndryshojë, kujtoja asaj që ajo merion siguri dhe kënaqësi nga përvoja kurdo që ajo të jetë gati.

    5. Listo partnerët e ngushtë, të mundshëmit dhe ata aktual. Kujtoja që të qenurit e mprehtë mund ta shpëtoj atë nga dhimbjet e zemrës. Nëse djali në të cilina ajo është e interesuar thotë se nuk po kërkon të dashur, thuaja asaj që ti besoj atij. Nëse ai ia ngrit zërin nënës së tij, thuaja që ajo duhet ta ketë parasysh këtë gjest. “Nëse ju vëreni dikë që tregohet i rrept me dikë tjetër, mos e tradhtoni vetën tuaj duke menduar se ai do të sillet ndrysh me ju.” Shpesh, njerëzit shfaqin dhe tregojnë gjithçka që neve na nevojitet të dijmë pa i pyetur fare. Kujtoja asaj që të mos e gënjejë vetën duke menduar se ajo e din se çfarë partneri i saj mendon vërtetë.

    6. Lidhu dhe qëndro në një lidhje për një arsye të mirë. Nënat duhet ti mësojnë vajzat e tyre se dashuria e vërtetë ka të bëjë me tërheqjen, sakrificën dhe fisnikërinë. Nëse këto cilësi nuk janë aty, as ajo nuk duhet të jetë. ‘’Vetmia, kthimi i të kaluarës, presioni i jashtëm ose miqtë e përbashkët, nuk janë arsye për të qëndruar me dikë. “Mos prit deri sa vajza juja të jetë në krizë për t’i dhënë këtë këshillë.” Ndihmoje atë si të mësoj shenjat se kur nuk duhet të qëndrojë me dikë para se ajo ta marrë një vendim të tillë.

    7. Kupto se për çfarë ke nevojë dhe qëndoj besnike asaj. Nganjëherë lidhjet duken të mira nga larg, por që thellë janë të gabuara. Ndoshta ajo nuk është duke marrë aq sa ka dhënë ose ajo thjeshtë ndjen se diçka po mungon. Thuaja asaj që ti kuptoj dëshirat e saj dhe ti përcjellë ato, kështu ajo mund të përmirësoj raportin ose të vazhdoj rrugën e vetme. “Ajo duhet të ketë besim në vete dhe të mos bëhet ajo që të tjerët duan.”

    8. Njihni përfitimet nga zemra e thyer. Vajza juaj kurrë nuk do të ketë më shumë nevojë për këshillat tua, dhe krah për të qarë më shumë se sa kur është e thyer nga dashuria. Kujtoja asaj se është në rregull të ndjesh dhimbje dhe që dhimbja nga dashuria e humbur mund të jetë mësim i mire për të. “Asgjë nuk e mëson më shumë një femër për vetën se sa dashuria e humbur.” Mënyra se si ajo e përballon humbjen e parë të dashurisë do ta pasqyrojë formën se si ajo do të ketë lidhjet e saja në të ardhmen. Ajo do ta kuptoj se çfarë është e gatshme të pranjo dhe çfarë jo, për çfarë vërtetë ka nevojë, si dhe kur të largohet nga lidhja.

    9. Gjithçka që ju e ndiqni, ikën. Mësoje vajzën tënde që të mos ndjekë dëshpërimisht, dashuria do të vijë kur të jetë koha. ‘’Të shkuarit pas dikujt që nuk dëshiron të jetë në lidhje mund të dëmtojë dinjitetin e saj dhe të dëmtojë shanset e saj për të gjetur një partner. Të vepruarit me kujdes vetëm e bënë atë edhe më të pëlqyer.

    10. Nëse e teston, ai mund të largohet nga ti. Mos bëjë teste për ta matur dashurin e dikujt për ty. “Testet janë shenjë e frikës dhe mosbesimit tonë.” Besimi është qelësi i lidhjes. Mësoje vajzën tënde të ketë besim në vete dhe në forcën marrëdhënies. Kujtoja asaj që ka lind me instikte të mira. Dhe që vetëbesimi do të krijojë mundësi për lidhje të shëndetshme.

    11. Shumica e përrallave janë shkruar nga meshkujt. Vëllezërit Grimm, Hans Christian Anderson dhe Walt Disney provuan të bindin vajzat për të pritur shpëtimtarin e bukur, princin e tyre. Thuaj vajzës tënde të mos e marr si model jetën e Hirushes. S’ka asgjë të keqe ta shijosh një përrallë, por merri këto përralla si mundësi për ti treguar vajzës tënde se dashuria e vërtetë është e komplikuar dhe vjen në forma të ndryshme. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...