-2.4 C
Priština
More

    Gjashtë përbërës që duhet t’i shtoni ujit për një bark të sheshtë

    spot_imgspot_img

    Studimet kanë treguar se uji detoks ndihmon në largimin e toksinave nga trupi, rënien në peshë si edhe bën që të ndiheni më energjik. Por, ka edhe disa përbërës të tjerë që mund t’ja shtoni kësaj pijeje, përveç limonit dhe xhenxhefilit, që ju mban më të hidratruar, si dhe ju shpëton nga një bark i fryrë.Ujë me kripë jo të jodizuar

    Duhet të merrni sasinë e duhur të kripës, dhe duke e eliminuar atë plotësisht nuk është një zgjedhje e duhur. Natriumi ndihmon në funksionimin e duhur të nërvave, muskujve dhe qarkullimit të gjakut.

    Përzieni dy lugë të vogla me kripë me 4 gota uji të ngrohtë. Për ta bërë më të shijshëm, shtoni pak limon dhe pijeni me stomakun bosh.

    Ujë me hudhër

    Hudhra ul tensionin e gjakut dhe përmirëson nivelin e kolesterolit. Por, këto përfitime mund t’i merrni edhe pa e konsumuar atë.

    Merrni dy thelba hudhra dhe pritini. Pas 10 minutash përziejini me 500 ml ujë dhe lërini për të paktën 2 orë.

    Ujë me mollë dhe kanellë

    Molla dhe kanella ndihmon të humbni peshë, dhe kur i përzieni së bashku shton disa antioksidantë të rëndësishëm në dietën tuaj, përfshirë vitaminat C dhe B.

    Hidhni në një enë me ujë dy copa molle dhe 2 shkopinj kanellë. Lërini në frigorifer për një orë para se ta pini.

    Ujë me kastravec

    Një pije freskuese me shije kastraveci do t’ju heqë dëshirën për të pirë diçka tjetër. Është antioksidant natyral dhe një kastravec ka vetëm 34 kalori. Për shije, mund t’i shtoni pak limon.

    Merrni disa kubikë akulli me kastravec dhe shtojini në ujë kur keni etje.

    Ujë me piper të zi

    Piper i zi është një përbërës i shkëlqyeshëm nëse doni të humbni pak peshë. Ka veti antioksiduese që mund të ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit, plakjes së parakohshme dhe sëmundjeve të zemrës.

    Përzieni 1 gjysmë lugë gjelle piper të zi, 1 lugë xhenxhefil të grirë, 1 lugë mjaltë, 1 limon dhe 2 gota ujë.

    Ujë me rozmarinë

    Përfitimet e rozmarinë janë mbresëlënëse. Studimet tregojnë se mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes, kujtesës dhe sistemit imunitar. Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se rozmarina mund të jetë e mirë për trurin tuaj dhe të funksionojë si një lloj mbrojtjeje neurologjike.

    Merrni pak rozmarinë dhe limon dhe përziejeni me ujë. Lëreni në frigorifer për të paktën dy orë dhe më pas pijeni

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...