4.4 C
Priština
More

    Të mirat shëndetësore që vijnë nga lajthitë e freskëta

    spot_imgspot_img

    Kjo është periudha kur lajthitë janë të njoma dhe të freskëta, prandaj nuk duhet ta humbni mundësinë për t’i konsumuar dhe për t’i marrë vlerat ushqyese të tyre.

    Sa lajthi duhet të konsumojmë në ditë?

    Si çdo ushqim tjetër edhe lajthitë kanë një dozë të rekomanduar ditore. Doza e shëndetshme ditore e lajthive është 20 kokrra në ditë. Sipas të dhënave shkencore, nëse konsumoni lajthi në pesë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30-50%, kjo bazuar në shifrat e Organizatës Botërore të Ushqimit.

    Burim i shkëlqyer me Omega-3 dhe mbrojnë shëndetin e zemrës

    Lajthia ka yndyrna të pangopura, të cilat zvogëlojnë kolesterolin e keq në gjak me 27%. Sipas studimeve njerëzit, që konsumojnë lajthi rregullisht kanë 50% më pak shanse për të humbur jetën si pasojë e atakut në zemër. Ngrënia e tyre ul kolesterolin e keq dhe rrit atë të mirin.

    Lajthitë e njoma për shëndetin e trurit

    Shumë studime tregojnë se ngrënia e lajthive të njoma përmirëson funksionet e trurit, lufton depresionin dhe frenon problemet mendore si pasojë e moshës.

    Shëndetin e mirë të gjakut

    Lajthitë janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës E që parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrezikun e shfaqjes të sëmundjeve të gjakut.

    Ndihmojnë sistemin nervor

    Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës, që është mburoja e nervave. Kjo rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.

    Lajthitë e njoma mbështesin mirë shtatëzanitë

    Në ndryshim nga arrorët e tjerë, lajthitë janë një burim i pasur me folat. 100 gramë lajthi kanë 30% të dozës së rekomanduar ditore. Folati i bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore tek foshnjat.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...