Për admiruesit e çokollatës vjen një lajm që të mbyll oreksin, nga ana e “Food and Drug Administration (FDA)”, në SHBA, lajm që mund të heqë kënaqësinë e të ngrënit të çokollatës për shumë njerëz.
Një pllakë çokollatë mund të përmbajë rreth tetë parcela buburrecash. Po, pikërisht, buburreca! Ky insekt është kaq i shpifur, sa shumë vetë kanë lemeri edhe t’i afrohen.
Informacioni u publikua nga raporti i ABCNews.
Studimet kanë zbuluar gjithashtu që disa simptoma të konsumit të çokollatës, si kruarja dhe irritimi, janë me shumë mundësi rezultat i këtyre fragmenteve të buburrecave të cilët përfundojnë në ëmbëlsirë.
Edhe pse mund të jetë diçka e pranueshme, ekziston një limit i caktuar i buburrecave në çokollatë.
Për çdo 100 gramë produkt, niveli maksimat i insekteve duhet të jetë 60 copë.
Për ata që ndihen në siklet nga ky lajm, me qëllimin për ta eliminuar fare çokollatën nga jeta e tyre, informacioni që vjen nga arlergologu Morton M. Teich, është se të gjitha ushqimet, sipas tij, janë subjekt kontaminimi, edhe pse në nivele të pranueshme insektesh, si psh. frutat dhe djathrat.