Dashi
21 Mars – 19 Prill
Këtë javë duhet të jeni sa më realist dhe të mos tregoheni të paduruar nëse nuk doni të keni probleme serioze, sepse kjo do të jetë më mirë për ju. Në dashuri, nëse jeni në çift nuk do keni ndryshime rrënjësore, mirëpo mundohuni të mos e provokoni dhe të mos e acaroni për çdo gjë atë që keni në krah sepse vetëm kjo mund të ju sjellë probleme. Ndërsa, për beqarët do jetë një javë e qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Ju keni nevojë të jeni më të duruar sepse ndryshimet e mëdha do vijnë vetë. Në aspektin financiar, ndikimi i Mërkurit do të jetë i madh pandaj, bëni llogaritë para se të bëni shpenzime. Në shëndet do të jeni shumë mirë, me plot dinamizem dhe energji. Në aspektin profesional do të keni prioritet absolut punën, mbase mund të lodheni pak, por do ju do të keni arritje të garantuara.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Këtë javë mbase të gjitha ëndrrat do mund t’iu realizohen sepse do të ndiheni më të pavarur dhe do bëni gjithçka që do dëshironi. Në dashuri, të dashuruarit do të përjetojnë momente romantike. Gjysma e dytë e javës do jetë më me fat. Beqarët do jenë shumë aktiv duke e kërkuar dashurinë, por kur të gjeni emocionet, do harrohen të gjitha lodhjet. E keni Venusin mbështës gjatë gjithë kohës. Në aspektin financiar do jeni goxha i mirë, kështu që mund të mendoni për të bërë disa investime afatgjata. Në shëndet, kujdesi juaj imunitar do jetë goxha mirë. Aktiviteti fizik do ju bëjë të jeni edhe më mirë. Në aspektin e punës do keni fat prandaj mendoni për të nisur projekte të reja.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Fillimi i javës do të jetë me shumë emocione dhe biseda nxitëse. Në dashuri do të ketë zhvillime të reja dhe përgjatë rrugës do të takoni njerëz të rinj. Shikimi i gjërave në një këndvështrim pozitiv mund të ju ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme. Në pjesën e dytë të javës poashtu do jeni mjaft miqësor dhe të shoqërueshëm. Në aspektin e punës është koha për të krijuar marrëdhënie të mira me kolegët dhe të lihen anash problemet e së kaluarës. Gjithashtu, kjo është një kohë e mirë për të promovuar vetën dhe të krijoni vetbesim. Kështu do të vëreni që njerëzit do të tërhiqen nga përzierja e qëndrimit tuaj, kështu ju do të jeni më të qetë.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Fillimi i javës do të ju sjell mundësi për zhgënjim. Dëshirat dhe nevojat tuaja mund të bëhen edhe më të forta, megjithatë mund të keni vështirësi për të shfaqur pasionet tuaja dhe të keni sukses. Sa më shumë mundoheni për të arritur qëllimet tuaja, aq më vështirë do të përballeni me to. Këshilloheni që të jeni më mbrojtës. Në pjesën e dytë të javës do të ju vijnë lajme të mira. Në aspektin profesional është nkë kohë e shkëlqyer për punë, por gjithashtu edhe për të filluar një kurs të ri studimi. Mos marrëveshjet midis jush me kolegët duhet të provoni për t’i zgjidhur sepse mund të keni sukses. Gjithashtu, është një mundësi e mirë për ju që të bëni rezervime apo të shkoni në pushime sepse me financa nuk do të jeni keq.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Kjo javë do të jetë një javë e shkëlqyer për t’u argëtuar dhe qetësuar çdo vështirësi në marrëdhëniet e juaja me të tjerët. Kur jeni të shoqëruar me të tjerët, mund të lind një interes për të hyrë një dashuri në jetën tuaj. Kjo është një kohë e mirë për të blerë gjëra kozmetike apo bizhuteri. Përgjatë pjesës së dytë të javës mund të ndjenj dhembshuri nëse jeni në lidhje, e cila mund të ju sjell potencial për një romancë të re. Në aspektin e punës si dhe atë financiar do jeni më stabil. Provoni të çlodhnu veten duke shukuar ndonjë film apo të dëgjoni muzikë, mbase kjo do ju mbaj larg situatave agresive.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Këtë javë mund të pranoni lamje të papritura të cilat mund të ju çojnë në mundësi të reja emocionale. Kjo është një periudhë e mirë për të fituar vetëdije dhe punë krijuese që çojnë në origjinalitet. Gjatë kësaj periudhe mund të hyjnë njerëz të rinj të jetën tuaj. Në pjesën e dytë të javës do të jeni të përkushtuar më shumë në sferën profesionale. Gjërat në punë apo në biznes mund të keqinformohen apo të jeni më konfuz. Prandaj mundohuni të permbahenj bazave të komunikimit. Ju do të keni nevojë për këshilla ligjore. Në shëndet do të jeni më mirë nëse rrini larg alkoolit.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Në fillim të kësaj jave do të ndjeheni të relaksuar dhe të shoqërueshëm me të tjerët. Ju mund t’i bëni të lumtur të tjerët nëse ndihen të trishtuar. Jeta e juaj e dashurisë përfiton nga karizma e rritur dhe tërheqja fizike. Kjo është një kohë e mirë për takime dhe zgjidhje të tensioneve ekzistuese. Në ditët në vazhdim provoni të mendoni dhe të planifikoni disa gjëra për të ardhmen. Në sferën profesionale mund të keni mundësi të mira për projekte të reja. Përvetësimi i lehtë i ideve dhe përqëndrimi i mirë do të ju bëjë që të studioni apo të merrni provimet me më pak stres. Edhe në aspektin financiar do jeni mirë, gjë që do ju bëjë të mendoni për të bërë blerje.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Gjatë kësaj jave do të takoni dhe krijoni miq të cilët janë më të rinj se ju, të cilat do të ju bëjnë të keni emocione dhe mendime më ndryshe. Në dashuri, të gjitha shqisat do të ju forcohen dhe kjo do ju bëjë të përceptoni gjërat në detaje më të mëdha. Mendimi dhe mendja e hapur drejtuar së ardhmes mund të ju çojë në zbulime me zgjuarsi. Në sferën profesionale, rritja e përceptimit dhe ndjeshmërisë ju jepë mundësinë për të parë pamjen më të madhe dhe të mos shpërqëndroheni gjërat e vogla. Në punë mund të ndani idetë dhe teoritë tuaja me të tjerët në mënyrë lehtësisht të kuptueshme dhe tërheqëse. Në financa mund të keni lëkundje.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Gjatë kësaj jave keni mundësi të reja për t’u shoqëruar me të tjerët. Me shqisat e juaja ju mund t’i besoni intuitës tuaj. Në pjesën e dytë të javës mundësitë për keqkomunikim mund të ju bëjnë konfuz në marrëdhënie me të tjerët dhe të ju shkaktojnë probleme. Bëni kujdes shtesë nëse merrni vendime për plane të rëndësishme, veçanarisht nëse jeni të përfshirë në biznes apo negociata mbi kontratat. Në punë keni nevojë për këshilla nga një profesionist në fushë të caktuar të atyre negociatave. Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar për studim në teknologji apo edhe në komunikim. Bëni kujdes me shpenzimet.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Fillimi i javës mund të ju sjell ndryshime në jetën tuaj pa shkaktuar shqetësime dhe telashe. Ndiqni intuitën tuaj, veçanarisht në marrëdhëniet ku ju mund të merrni një shans për të thyer akullin. Takimet e fatit janë të mundshme dhe do të tërhiqeni nga njerëz të llojeve të pazakonta. Kjo është një kohë e mirë për t’u larguar nga marrëdhënie të mërzitshme. Në fundjavë, optimizmi i krijuar dhe lajmet e mira që do pranoni do ju bëjnë që të mendoni dhe të orientoheni për të ardhmen. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të planifikuar të ardhmen, veçanarisht për udhëtime të gjata. Në punë do keni një lehtësim dhe marrëdhëniet me kolegët do ju ofrojnë rezultate fitimprurëse.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Fillimi javës do ketë rutina të përditshme. Nga mesi i javës mund të shfaqen lajme të papritura të cilat mund të çojnë në takime të rëndësishme dhe mundësi interesante. Kjo është një kohë e mirë për çdo punë mendore ose krijuese që kërkon origjinalitet. Megjithëse rritja e mendjes së hapur dhe intuita mund të ju çojnë në prishje të depërtimit dhe përparimeve. Në sferën profesionale përqëndroni vëmendjen tuaj në qëllimet tuaja. Ndjenja e krenarisë vjen nga rezultatet dhe përpjekjet tuaja. Ju mund të përjetoni inkurajim dhe promovim. Mundohuni të jeni më entuziast për përspektivat tuaja, por edhe realist në aftësitë dhe potencialet tuaja. Bëni mirë të analizoni shpenzimet.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Synimet e ndryshueshme dhe disponimi jo konsistent mund ta bëjnë të vështirë gjetjen e harmonisë në marrëdhënie me të tjerët. Ky tension i shtuar mund t’ju bëjë të ndjeheni të shqetësuar dhe të pasigurt. Megjithëse një ekuilibër mund të gjendet duke bërë rregullime të vogla dhe fleksibile. Në këtë mënyrë ju mund të jeni të sukseshëm në jetën tuaj personale dhe profesionale duke jetuar në këtë gjendje shumë energjike për të dhënë dhe për të marrë. Fundjava mund të rritë ndjeshmërinë dhe sensualitetin për takime romantike. Kjo do bëjë të tërhiqni një person të butë dhe të kujdesshëm. Në aspektin financiar do të bëni shpenzime dhe të shtoni luksin në jetën tuaj.