-2.1 C
Priština
More

    Pesë pozicione për lindje më të lehtë në vend të shtrirjes në shpinë

    spot_imgspot_img

    Shtrirja në shpinë gjatë lindjes mbyll zonat e komblikut për rreth 30 për qind, prandaj ju propozojmë pozicionet në të cilat lindja do të jetë më e shpejtë dhe më e rehatshme.

    Pastaj, nëse mendoni pak më mirë do ta kuptoni që edhe forca e gravitetit punon kundër jush.

    Kjo do të thotë që kur përpiqeni ta shtyni fëmijën jashtë, më parë e shtyni poshtë, pastaj lart tamam para se fëmija të dalë, shkruan mamia Barbara Finderle.

    Harrojeni turpin

    Ekzistojnë pozicione të cilat lindjen mund ta bëjnë më të lehtë se kur shtriheni në shpinë. Nëse tani kujdeseni për atë se si do të dukeni në ato pozicione – më besoni – mos u brengosni në atë ditë!

    Ja disa pozicione të cilat mund t’i provoni, por të cilat do t’ju ndihmojnë posaçërisht në fazën e shtyrjes:

    1. Galiç

    Mund të merrni pozicionin galiç në dysheme, në krevat, dhe të shfrytëzoni çdo gjë që është e nevojshme si mbështetje, p.sh. ballin e krevatit, bashkëshortin etj.

    Femrat të cilat përdorin këtë pozicion thonë që në atë mënyrë ndiejnë më shumë kontroll dhe rehati. Kjo mund të ndihmojë në shkurtimin e kanalit të lindjes, po ashtu edhe fëmija më lehtë do të dalë.

    2. Në të katrat

    Shumica e femrave pozicionin në duar dhe gjunjë konsiderojnë një ndër pozicionet më të rëndësishme me rastin e lindjes. Kjo me siguri ndihmon në kuptimin e gravitacionit, hap gjerësisht kofshët, gjë që do të thotë presion më të vogël në ju dhe në fëmijën tuaj.

    Kjo mund të bëhet në krevat, në dysheme të shtruar, në ujë apo të përkulur mbi diçka si topi i pilatesit apo balli i krevatit.

    3. Gjunjëzimi

    Disa femrave u përshtatet gjunjëzimi, për shembull në jastëk apo në krevat. Mund të kenë mbështetje me duar përreth qafës së bashkëshortit apo të jenë të mbështetura në shumë jastëkë.

    4. E shtrirë në ijë

    Kjo është krejtësisht e natyrshme dhe mamia mund t’u ndihmojë në atë me ngritjen e njërës këmbë, duke krijuar kështu mjaft hapësirë për shtyrje të fëmijës.

    5. Karrige e vogël

    Karriget e ndërtuara enkas për lindje janë përdorur me shekuj. Ato karrige të vogla janë të formuara në atë mënyrë që nëna ulet dhe zakonisht e mban partneri i saj apo mamia.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...