Ditë të këqija ka secili person, por ndryshimet e shpeshta e të vazhdueshme të humorit nuk duhet injoruar dhe gjithsesi duhet t’u kushtohet kujdes.
Humori i keq mund të jetë i shkaktuar nga ushqimet joadekuate, pagjumësia apo gjumi i pakët, mungesa e aktivitetit fizik, si dhe nga ndryshimet e mëdha jetësore. Fatmirësisht, ekzistojnë artikuj ushqimor, që ju mund t’i keni në frigoriferin tuaj, të cilat mund të ndihmojnë në eliminimin e stresit dhe përmirësimin e humorit.
Nëse humori juaj nuk është në nivel të lakmueshëm, ndërkaq me atë rast nervat ju janë të tensionuara, para se të filloni të merrni tableta të ndryshme, merrni një kërcell selinoje dhe kafshojeni nga pak. Kjo bimë thuhet se është rekomanduar edhe nga babai i mjekësisë Hipokrati, i cili e ka përshkruar atë si ushqim shumë të efektshëm për shërimin e ankthit dhe depresionit.
Sekreti fshihet në pasurinë e magnezit, kaliumit dhe kalciumit, të cilat kjo bimë i përmban, gjë që ndikon në zbutjen e tendosjes. Pos që përmirëson humorin, selinoja do t’ju mbrojë edhe do të fillojë procesin e nxjerrjes së helmeve nga organizmi.