1.7 C
Priština
More

    Horoskopi javor

    spot_imgspot_img

    DASHI

    Puna: Situata kryesisht varet nga financat. Në kuadër të kësaj përgatituni për një stres, sepse ju pret një shpenzim i paplanifikuar. Bëjeni këtë me kohë, studioni se çfarë keni planifikuar aq shumë, sepse pikërisht atje ku keni pritje më të mëdha, aty rrezikoni të zhgënjeheni. Veç kësaj, ruani dokumentet, janë të mundshme situata të pakëndshme lidhur me to.

    Shëndeti: Dhembje koke.

    Dashuria: Ju ka rrëmbyer maksimalisht romantika dashurore. Në disa faqe, paralelisht, po mbani korrespondencë të fshehtë. Dashuria platonike është maksimumi i romantikës të cilën këto ditë mund ta arrini. Nga ana tjetër, kjo nuk duhet t’ju dekurajojë. Është periudhë e shkëlqyeshme për argëtim.

    DEMI

    Puna: Kjo periudhë është e shënuar me ngjarje stresuese nga të cilat do të dilni fitimtar, posaçërisht nëse është diçka që jeni duke punuar një kohë të gjatë. Rezultat i mirë ju plotëson me më shumë vetëbesim, andaj mendoni për ndryshime të mëtejshme. Nëse dorëzoheni para kënaqësisë aktuale, ekziston shansi që në frymën e euforisë të bëni ndonjë veprim i cili, në afat të gjatë, do t’ju shkaktojë dëm.

    Shëndeti: Pagjumësia.

    Dashuria: Marrëdhëniet me partnerin nuk i keni zgjidhur atëherë kur është dashur, andaj tani është koha t’i paguani llogaritë. Personi i dashur mund ta kuptojë gabimisht situatën, andaj do të ishte e dobishme që për çdo gjë hapur të bisedoni.

    BINJAKËT

    Puna: Fillimi i javës është i shënuar me lajme që po ju vijnë të ardhura plotësuese, të cilat nuk i keni pritur. Kjo është arsye e mjaftueshme që të armatoseni me motivim të ri dhe t’i përkushtoheni punës me vullnet edhe më të madh. Mos e ngarkoni veten më shumë se që i keni mundësitë, në mënyrë çdo gjë të mos vendnumërojë. Me fitimet arrijnë edhe detyra plotësuese, andaj në fund do ta ndieni veten të mashtruar.

    Shëndeti: Kujdes nga viruset.

    Dashuria: Përkrahja e partnerit po bëhet këmbëngulëse, sepse ai, në njëfarë mënyre ju obligon në diçka në të ardhmen për çka e dini që nuk jeni të gatshëm. Po ndiheni i kapur dhe në atë disharmoni të marrëdhënieve ju shqetëson. Juve ju takon të vendosni se a jeni të gatshëm dhe me çfarë çmimi që të hiqni dorë nga liria vetjake.

    GAFORRJA

    Puna: Po ju kaplon një padurim i madh. Jeni të vetëdijshëm për kapacitetet vetjake, po shihni mënyrat me të cilat mund t’i arrini qëllimet e synuara. Keni të gjitha parakushtet që të poentoni në shumëçka që në periudhën e kaluar keni punuar. Krahas gjithë kësaj, gjërat ende po qëndrojnë në vend. Fatkeqësisht, nëse ndiheni kështu, jini të gatshëm për atë që deri te realizimet e vërteta duhet patjetër ende t’i prisni.

    Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.

    Dashuria: Jeni të hutuar, sepse po ju josh personi i cili për shijen tuaj është tepër ekscentrik. Nga ana tjetër, nëse tashmë jeni në lidhje, këto janë ditët kur do të duhej të jeni të durueshëm, për shkak të një mosmarrëveshjeje të vogël do të mund çdo gjë të dështojë. Teprica e energjisë kërcënon që të shndërrohet në zhgënjim të madh.

    LUANI

    Puna: Pengesa në punë ju nxjerr nga ekuilibri. Po mendoni intensivisht për atë se si dhe në çfarë mënyre ta kapërceni situatën, sepse e gjitha kjo po shprehet edhe në financat tuaja. Sikur jeni duke pritur ndonjë leje ose zgjidhje, është e mundshme që kjo pritje ju ka bllokuar andaj po ndiheni të padobishëm në vendin e punës. Situatën po e kuptoni shumë seriozisht – ajo do të zgjidhet para se ju po prisni.

    Shëndeti: Probleme me sinuset.

    Dashuria: Keni marrë qëndrim nga i cili nuk lëvizni asnjë milimetër. Po prisni që pala tjetër të tërheqë një lëvizje me të cilën lidhja juaj të marrë formën e duhur. Edhe pse, ndoshta, keni të drejtë, nuk do të ishte keq që, megjithatë, të ballafaqoheni edhe ju, me çka personit të dashur do t’i bëni me dije që dëshirat ju janë të njëjta.

    VIRGJËRESHA

    Puna: Keni bërë çdo gjë ashtu siç është dashur dhe nuk keni asgjë për të rishqyrtuar. Ky është qëndrimi juaj dhe pa tensione të tepruara po përfundoni disa marrëdhënie miqësore. Nëse do të jeni vetëkritik, do të shihni që qëndrimi juaj është tepër idealist. Nuk varet çdo gjë nga ju, disa probleme sikur do të rregullohen vetvetiu kur për to të vijë momenti i duhur.

    Shëndeti: Kujdesuni për mushkëritë.

    Dashuria: Është moment ideal që të ndani disa ditë dhe kohën ta kaloni me personin e dashur. Hapet mundësia e një udhëtimi të bukur, por edhe lumturinë mund ta prishë prania e njerëzve të cilët nuk ju janë të dashur. Pasi që ai pushim ju është shumë i domosdoshëm, mendoni për kompromisin dhe pranoni rrethanat e krijuara.

    PESHORJA

    Puna: Do t’ju arrijnë propozime interesante afariste. Çdo gjë ju tingëllon reale dhe krejtësisht e volitshme, mirëpo afati i tillë është shumë i shkurtër, andaj duhet patjetër të merrni vendim. Kjo është sfidë klasike, sepse çdo gjë që tani filloni një kohë të gjatë do të stagnoni, ndërkaq juve ju tërheq ashtu që megjithatë të krenoheni dhe t’i pranoni sfidat. Vendimin duhet ta merrni ju, llogarisni çdo rrezik i cili ju sjell ai.

    Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.

    Dashuria: Po mbylleni në vete. Mbase disa mospajtime me personin e dashur ndikojnë më keq seç vërtet janë. Nëse në vend të heshtjes, do të vendosni për bisedë të sinqertë, do të kuptoni që problemi nuk është ndërmjet jush, por që ai është pasojë e humorit aktual të keq.

    AKREPI

    Puna: Keni ndjenjën që po vendnumëroni. Nuk hyni në konflikte me bashkëpunëtorët. Karriera juaj do të mund të shkojë drejt greminës, nëse nuk përpiqeni dhe nuk veproni edhe më shumë në qetësimin e tensionit i cili ju ka pushtuar.

    Shëndeti: Probleme me lukthin.

    Dashuria: Vardisja e hapur personit me të cilin jeni të lidhur me afarizëm, mund të përfundojë në mënyrë të pakëndshme. Për t’i shmangur streset të cilat kjo javë mund t’ju sjellë, është e domosdoshme që me kohë të gjeni mënyrën se si të liroheni nga teprica e tensionit, i cili, nëse përshkallëzohet, mund të rrënojë çdo gjë që keni ndërtuar me mund.

    SHIGJETARI

    Puna: Po mbizotëron mërzia. Të menduarit e tepërt për diçka që është e papërmirësueshme pengon gjithë atë që ju pret në të ardhmen. Janë të mundshme kontaktet me personat të cilët ofrojnë diçka që nuk është në dëshirën tuaj. Keni ngadalësuar në të gjitha nivelet, andaj kjo shprehet edhe në rezultatet e punës. Nëse flini mirë gjumë dhe i jepni vetes pushim, mërzia aktuale do të kalojë pa pasoja.

    Shëndeti: Dhembje koke.

    Dashuria: Ju tërheq dikush i ri dhe aktualisht po përpiqeni që të harmonizoni nevojën që të ruani atë që keni me dëshirën që të provoni atë që ju duket që kurrë nuk e keni pasur. Mos u nxitoni të hyni në aventura, sepse nuk jeni të gatshëm për to. Lidhja e fuqishme me partnerin e tashëm mund të zhvleftësojë çdo romancë të re.

    BRICJAPI

    Puna: Para jush është rasti që të përfshiheni aktivisht në projekte të cilat po zhvillohen në ambientin tuaj të punës. Nga ju pritet që të jeni kreativ dhe aktiv në fillimet e formës së re të afarizmit. Edhe pse çdo gjë duket dukshëm joshëse, për shkak të ndonjë arsyeje ndiheni që ajo nuk ju është e domosdoshme në rrugën e zhvillimit tuaj profesional.

    Shëndeti: Alergjitë.

    Dashuria: Do të keni nevojë për shumë durim në mënyrë që të shmangni mospajtimet. Janë të gjitha gjasat që paralelisht me punën, të shpërthejë zjarri emocional. Çfarëdo qëndrimi që të merrni vështirë do të shmangni nevojën e personit të dashur që diçka me ju të sqarojë. Mos u brengosni, kjo vetëm sa që do t’ju ndihmojë.

    UJORI

    Puna: Po mendoni si ta përmirësoni efikasitetin dhe në mënyrë të shpejtë të bëni një hap të rëndësishëm afarist. Pa marrë parasysh që situata mund të duket premtuese, mos e injoroni atë që çdo gjë që filloni kërcënon që me kohë të zvarritet pafundësisht. Qëndroni me të dy këmbët në tokë, posaçërisht nëse në punën tuaj qarkulloni shuma të madhe parash të cilat nuk janë tuajat.

    Shëndeti: Probleme me këmbët.

    Dashuria: Do të jeni në situatën që më të mos keni asnjë mënyrë diplomatike me të cilën personit të dashur do t’i komunikoni çdo gjë që e keni në zemër. Nga njëra anë fantazoni për lirinë, ndërsa nga ana tjetër ideja për atë ju frikëson pa masë. Ju duket që me bisedë nuk do të gjeni zgjidhjen, mirëpo nuk keni të drejtë.

    PESHQIT

    Puna: I keni angazhuar deri në maksimum të gjitha kapacitetet tuaja, sepse po mendoni që është momenti i duhur për to. Gjatë kësaj periudhe do të detyroheni të merrni një vendim të rëndësishëm. Pa marrë parasysh atë se sa jeni të mbushur me energji, elani do të shpërthejë të njëjtin moment kur të përfundoni një punë të rëndësishme. Nga fundi i javës ju arrin një surprizë e cila në tërësi do t’jua ndriçojë të gjitha dilemat.

    Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.

    Dashuria: Ju ndodhin të gjitha situatat të cilat, ju duket, që tashmë i keni kaluar. Pa marrë parasysh atë se a është fjala për marrëdhënien me personin e dashur apo jeni i vetëm, andaj po paraqitet dikush me të cilin dikur keni qenë në lidhje, me durim cila është porosia e përvojës së tillë. Ajo do t’ju jetë e rëndësishme për ditët të cilat do të vijnë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...