Konsumimi i avokados preferohet për të gjithë, për arsye të vlerave të shumta ushqyese që ka. Por, konsumimi i saj gjatë shtatzanisë preferohen edhe më shumë, pasi përfitimet, si për nënën ashtu edhe për beben, janë të shumëta. Avokado është e pasura me plot yndyrna të mira, me fibra dhe është burim i shkëlqyeshëm i folateve, shkruan BellyBelly, transmeton Kosovarja.ch.
Folati është i rëndësishëm gjatë shtatzanisë së hershme sepse zvogëlon rrezikun e defekteve të lindjes.Po ashtu, shumë studime thonë se avokado ndikon shumë në shëndetin e nënës gjatë shtatzanisë, e sidomos në cilësinë e qumështit të gjirit.
Në fund, studiuesit konkluduan se avokadoja është një ushqim unik, i pasur me lëndë ushqyese me baza bimore që përmbajnë shumë nga lëndët ushqyese për shëndetin dhe zhvillimin e fetusit.Konsumimi i frutit të avokados mund të bëhet në shumë mënyra, por më e preferuara është që ajo të përdoret në mëngjes si smoothie.