Jemi mësuar ta shohim pothuajse gjithnjë me flokë me nuance të kafes. Por këtë të premte, Kida ka befasuar të gjithë me ndryshimin e madh që ka bërë.
Ajo tani është një bjonde.
Në instagramin e saj, këngëtarja shumë e suksesshme, ka mbajtur të informuar fansat e saj edhe për procesin gjatë lyerjes së flokëve.
Më pas ka postuar edhe punën finale të frizerëve që ajo u rri besnike për një kohë të gjatë.
Ende nuk dihet nëse fansat e Kidës, janë të kënaqur me këtë ndryshim goxha të madh në fizikun e të preferuarës së tyre.