3.7 C
Priština
More

    Të çarat në skaje të buzëve

    spot_imgspot_img

    Kur flasim për pjesë të trupit në të cilat më së paku dëshirojmë përkeqësim, plagët e dhimbshme, atëherë kjo është buza. Të gjithë të paktën një herë në jetë, ndërsa disa nuk munden t’i heqin qafe.

    Këto janë sigurisht ethet (Angulus infectiosus oris), plagë të vogla në qoshe të buzëve, të cilat dhëmbin dhe djegin sa herë e çelim gojën. E pasi me dashjen tonë apo pa të, gojën duhet ta hapim, e dëshirueshme është të bëjmë zgjidhje për këtë të keqe sa më parë.

    Kur paraqiten të çarat në qoshe të buzëve?

    Të çarat mund të paraqiten në mungesë të vitaminë B2 dhe hekurit, të thartirës më intensive në lukth dhe diabetit, akulimin e pështymës në qoshe të buzëve, higjienës së keqe të gojës apo edhe të baktereve dhe infeksioneve kërpudhave, të cilat dobësojnë imunitetin. Këto në përgjithësi nuk janë ngjitëse, por mund të infektohen me streptokoke dhe kërpudha, e atëherë përhapen më gjatë, shumë shpesh nga gotat jo mirë të lara.

    Nëse vjen deri tek infektimi me njërën nga bakteriet apo kërpudhat, organizmi ynë ka kryesisht mbrojtës të mirë. Pështyma është njëra ndër mekanizmat mbrojtëse, ku mikroorganizmi mblidhet kah lukthi, derisa mekanizmi i tretë i frymëmarrjes dhe i kollitjes së parazitëve të dëmshëm.

    Bëni zgjedhje për çarjet

    Përsëri organizmit nganjëherë ka nevojë për ndihmë, dhe për shërim më së shpeshti përdoret 5%- vasilin salicini, krem zink dhe krem antibiotik apo krem kundër kërpudhave, derisa për ndonjë infeksion më serioz rekomandohet këshilla e mjekut.

    Shkaku mund të jetë ndokund tjetër

    Sigurisht që duhet të merreni edhe me rrënjën e problemit, e kjo është kryesisht mungesa e vitaminës B2 dhe rënia e imunitetit. Kur kjo ndodhë, çarjet janë problemi më i vogël, por sigurisht njëri ndër treguesit më të mirë se çka i nevojitet trupit tuaj. Andaj është mirë që menjëherë të filloni të konsumoni sende të pasura me vitamin B2 (mushkëri gjedhi, prodhimet e bylmetit, vezë, perime të gjelbërta, kërpudha) apo thjesht ndonjë përbërës të vitaminave, dhe sipas mundësive të rritni konsumimin e selenit, që të parandaloni kërpudhat candida.

    Alternativat kundër çarjeve

    Nga alternativat e shërimit sigurisht vlen të përmendet shërimi homeopatik dhe akupunktura.

    Shërimi homeopatik më shumë merret me shkakun e problemit, se sa konkretisht me shërimin, por në këtë mënyrë shkruhen kremrat e ndryshme dhe preparatet bimore.

    Akupuktra gjithashtu fokusohet në vetë rrënjën e problemit, e shërimi bazohet në stimulimin e pikave të mushkërive, zorrës së trashë dhe shpretkës. Përsëri mirë është që t’ju njoftojmë, që shpesh këto metoda janë alternativa të mira, por medicinën klasike asesi nuk duhet ta anashkalojmë në vetë procesin e shërimit. /kosovarja.ch/

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...