-1.4 C
Priština
More

    Si t’ja bëjmë që make up-i të mos prishet prej maskës

    spot_imgspot_img

    Tani që maska është ligjërisht e detyrueshme, e kemi të qartë që një pjesë të mirë të ditës do ta kalojmë me të. Problemi i dytë pas “bezdisjes” që shkakton herë pas here është make up. Ti e vendos me frikën se kur ta heqësh grimi do të jetë fshirë. Nuk ka më buzëkuq dhe as krem pudër në hundë. E sikletshme, prandaj duhet gjetur një zgjidhje që i përshtatet normalitetit të ri. Fillojmë me këshillat kryesore.Filloni me një hidratant dhe mos e neglizhoni kurrë

    Duke qenë se do ta mbajmë për shumë orë në fytyrë, lëkura mund të irritohet. Për ta shmangur këtë, vendosni pak hidratant para se të nisni me procesin e make up-it.

    Kujdes me fondatinën që zgjidhni

    Na lini t’ju kujtojmë se kremi i diellit është gjithashtu një Must, por nëse do të vini krem pudër sipër tij, sigurohuni që të jetë i hapur. Kontrasti i madh me qafën nuk do t’ju ndihmonte nëse ju fshihet kur hiqni maskën. Nëse keni mundësi, vendosni sa më pak, nëse s’bëni dot pa krem pudër sigurohuni të jetë mbuluese dhe të zgjasë gjatë gjithë ditës!

    Mos harroni pudrën fiksuese

    Duke përdorur pudrën fiksuese, make up-i e ka më të lehtë të qëndrojë më gjatë gjatë gjithë ditës. Aq më tepër që tani në verë, bëhet dyfish dhe më e vështirë.

    Mos harroni vetullat

    Kujtoni që tipari që bie më shumë në sy këto kohë janë sytë dhe vetullat. Kujdesuni për to dhe sigurohuni të marrin vëmendjen që meritojnë!

    Në vend të buzëkuqit përdorni një lipbalm

    Për disa kohë hiqni dorë nga buzëkuqi, pasi është me më shumë rëndësi të mbani buzët të hidratuara. E thamë që maska mund t’ju irritojë prandaj një gjalp buzësh do t’ju bënte punë!

    Burimi: Real Simple

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...