1.4 C
Priština
More

    Albani e Flori po sjellin këngë apo po luajnë?

    spot_imgspot_img

    Ata që e ndoqën të gjithë “lojën” që ka nisur në rrjet mes Albanit dhe Florit, me siguri u bindën se dy nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë do të finalizojnë me një këngë. E mezipritur, pa dyshim. Por nuk është kështu… Nuk është tamam kështu.

    Albani dhe Flori, për vite me radhë e kanë duartrokitur suksesin e njëri-tjetrit, e kanë përshëndetur krijimtarinë e tyre, por nuk janë bërë asnjëherë bashkë për një këngë. Jo sepse ka munguar dëshira, por sepse, në fund të fundit janë rivalë, apo jo?

    Kjo e fundit, nuk është e vërtetë. Dhe këtë sapo e konfirmoi vetë Albani në një dalje të tij të fundit për “Edicioni Veror 2020”, në ABC News.

    Kështu, i pyetur çfarë po kurdisin ata të dy, sidomos pas ngacmimeve të fundit në rrjetet sociale, Albani tha se ajo që po bëjnë, në fakt, është një lojë: “Nuk do thoja që ka një këngë, por ka një lojë. Është një lojë që, kam përshtypjen se është hapur dhe nuk e di deri ku do shkojë…”

    Po a do kurorëzohet me një këngë? “Nuk e di, duhet të pyesni Florin”,- përgjigjet Albani me të qeshur si për t’ia lënë mikut të tij barrën më të madhe – atë të kompozimit të këngës.

    “Është sfidë e madhe, sepse ne jemi rivalë në fund të ditës (bëj shaka). Ky rivaliteti i famshëm që, realisht nuk ekziston, por neve na pëlqen shumë si e shohin njerëzit dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Nuk e di kush do ta bëjë këngën…”, – shton Albani më tej, duke theksuar se marrëdhënia e tij me Florit, në fakt, është e gjatë, e fortë dhe shumë e bukur.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...