Limoni është një prej produkteve që, me siguri, të gjithë e duan. Mund të pish ujë me limon gjatë gjithë ditës, por mund ta përdorësh atë edhe për maska për trajtim të lëkurës, sidomos në fytyrë, pas një dite në plazh. E kjo është një nga to?
Mjaltë me limon
Mjalti ka qenë pjesë e rutinës së bukurisë për femrat për shekuj dhe për një arsye shumë të rëndësishme: është një produkt natyror i jashtëzakonshëm.
Është një antiinflamator, kështu që është perfekt për të eliminuar irritimet e ndryshme apo skuqjet e lëkurës. Po kështu, mjalti është perfekt, sepse e mban lëkurën të butë gjatë gjithë kohës.
Sa për limonin, edhe ai është një burim natyral i vitaminës C, që prodhon kolagjen në lëkurë (lëkurë e shkëlqyeshme, pa rrudha)
Një maskë me përzierjen e këtyre dy përbërësve idealë është një trajtim detox i jashtëzakonshëm.