3.3 C
Priština
More

    Si të reagosh kur personi përballë teje refuzon të vendosë maskë

    spot_imgspot_img

    Më problem se vetë vendosja e maskës, është përballja me njerëzit që refuzojnë ta vendosin dhe t’i binden rregullave dhe tek ky grup nuk e kemi fjalën vetëm për të huajt, por edhe me të afërm e familjarë që duan t’i besojnë vetëm teorive të veta.

    Para se të kalojmë tek rrëfimi, nëse po e lexoni këtë na lini t’ju themi se: veprimi i thjeshtë i vendosjes së një maske mund të shpëtojë jetë njerëzish gjatë një periudhe të tillë. Kaq duhet t’ju bëjë të reflektoni.

    Shoku/shoqja e ngushtë

    Nëse është pikërisht miku juaj më i mirë ai që refuzon të vendosë maskën, gjëja e parë që duhet të bëni është ta pyesni se si ndihen rreth kësaj situate. Përpiquni të tregoheni empatikë pa marrë nga sjelljet e tij.

    Nëse arsyeja pse nuk e vendosin maskën është se nuk i shqetëson fare kjo gjendje dhe nuk besojnë se mund të sëmuren, merrni pak kohë për t’i shpjeguar. Thuajini se ju shqetësoheni për ta, shëndetin e tyre se do të mërziteshit shumë nëse ata do të infektoheshin apo do të infektonin të afërmit e tyre. Ju i njihni ata më mirë se kushdo, prandaj keni fuqinë t’i ndihmoni të shohin dritën.

    Partneri/ja

    Me siguri ju jeni zënë që gjatë karantinës, kështu që është koha t’i merrni gjërat pak më shtruar. Nëse ata ju thonë se vendosja e maskës në palestër apo diku tjetër është shumë e vështirë për ta, tregojini se si mund të ndikojë tek ju kjo sjellje.

    Thuajini që jeni shumë të shqetësuar dhe se kështu po vënë në rrezik veten dhe ty.

    Prindërit e tu

    E kuptojmë që acaroheni sa herë i shihni të “bëjnë si trima” edhe duke ditur që janë mosha më e riskuar, por qetësohuni.

    Nuk është mirë t’i trajtoni si vogëlushë, kështu që tregohuni të hapur me çfarë ju shqetëson. Jepini disa fakte që të binden se normaliteti i ri është ky dhe duhet t’i përshtatemi atij.

    Shefi

    Nëse shihni që shefi juaj po tregohet i papërgjegjshëm. përpiquni të ndani çfarë ai bën për veten dhe çfarë zgjedh për ju. Nëse e keni shumë përballë dhe e shihni pa maskë, jepini një nga tuajat.

    Thuajini që sapo e latë me shumë mirësjellje dhe kaq. Nëse refuzon, është momenti t’i distancoheni me lezet.

    Klientët e tu

    Nëse sheh që klientët vijnë rreth e rrotull me maska rreth mjekrës, kërkojini me mirësjellje ta vendosin tamam.

    Nëse e sheh që nuk binden, masa e sigurt që mund të merrni për vete është distanca. Në rastin më të keq, përmendi shefin dhe politikat e rrepta të biznesit në lidhje me këtë çështje.

    Njerëz që s’i njeh

    Thjesht shmanguni! Mos e mendo dy herë nëse sheh që ata as e kanë ndërmend të sillen siç duhet.

    Nuk funksionojnë këshillat që mund t’i japësh dikujt që s’e njeh, përveçse do përfundosh në konflikt.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...