-0.3 C
Priština
More

    Vaji i ullirit ilaç për flokët

    spot_imgspot_img

    Sikur ta dinit që gjithë sekretet e bukurisë ndodhen në kuzhinën tuaj ose shumë pranë saj, s’do të shpenzonit as kohë dhe as para për të patur flokë të shëndetshëm. Maskat e kushtueshme të flokëve, nuk e justifikojnë rezultatin, prandaj na lini t’ju themi se duhet të provoni vajin e ullirit. Eshtë një mrekulli për çdo lloj problemi që mund të keni me to. Duke filluar që nga flokë që këputen e deri tek rritja si me magji e tyre.Çfarë bën tamam vaji i ullirit?

    Gjithçka keni dëgjuar, nuk është thashethem. Vaji i ullirit ndihmon flokun të zbutet, nuk i lë të elektrizohen, redukton këputjen e tyre dhe ndihmon me elasticitetin.

    Gjithsesi, këshilla e vetme që duhet të keni parasysh, është të mos e përdorni më shumë seç duhet, sepse kështu do ta bëni flokun edhe më të rëndë. Pavarësisht gjithë benefiteve që vijnë nga përdorimi i tij, duhen ende prova më të sigurta për të vërtetuar që ai ndikon tek rritja e shpejtë e flokëve.

    Rekomandohet që të aplikoni vajin e ullirit në flokë 1, ose 2 herë në javë dhe ta mbani në fundet e djegura apo skalp për rreth 1 orë. Nëse doni ide të tjera për maska flokësh që përgatiten në shtëpi, urdhëroni:

    Përbërësit

    2 lugë gjelle vaj ulliri

    1 lugë gjelle mjaltë

    2 lugë gjelle vaj kokosi

    Përgatitja:

    I hedhim përbërësit në një enë (fillimisht vajin e ullirit, të kokosit dhe më pas mjaltin) dhe i përziejmë mirë e mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas lyejmë flokët duke shmangur kontaktin me skalpin e kokës. E mira është të lyeni gjysmën e flokut dhe poshtë. Lëreni maskën të veprojë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni mirë e mirë. Maska të përsëritet 3- 4 herë në muaj.

    Burimi: Cosmopolitan

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...