-3.8 C
Priština
More

    Ëndrra e Dua Lipës bëhet realitet

    spot_imgspot_img

    “Një ëndërr e bërë realitet” e ka cilësuar Dua Lipa bashkëpunimin e saj të radhës që nuk është fare i zakontë, përkundrazi bëhet fjalë për dy emra të fuqishëm të muzikës – Madonna, mbretëresha e popit, dhe Missy Elliott, një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës rep.

    Bashkëpunimi do të jetë një remiks i këngës “Levitating” të Duas, e cila për herë të parë u publikua në prill të vitit 2020. Remiksi është punuar nga The Blessed Madonna, DJ amerikane e cila më parë njihej si The Black Madonna.

    Versioni i ri i “Levitating” do të publikohet më  14 gusht dhe lajmin për këtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.

    Kujtojmë se në fillim të korrikut, menaxheri i Duas, Ben Mawson, deklaroi për Music Week:

    “Albumi Future Nostalgia është ndikuar shumë nga energjia dhe ndjesia që këngët e Madonna-s përcjellin. Madje ne po mundohemi të bindim Madonna-n për të bashkëpunuar me Dua-n.”

    Mawson shtoi se “Kur unë e kam takuar Dua-n për herë të parë ajo ishte vetëm 17 vjeçe dhe më tha që dëshironte të bëhej si Madonna. Kishte diçka në mënyrën si ajo ma tha që më bëri të besoj tek Dua. Ajo i ka të gjitha, prandaj është potencial pa limit.”

    Për momentin, Dua po shijon suksesin e “Un día”.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...