As pandemia nuk po e ndal Xenin. Derisa kohë më parë, këngëtari i njohur nga Gjakova, Shkelzen Jetishi, solli një këngë për mjekët e punëtorët shëndëtsor, tani ka ardhur me një projekt të ri që titullohet “A pajtohem”.
Lajmin për adhuruesit e tij e bëri të ditur vetë këngëtari i shumë kërkuar i muzikës popullore, përmes postimeve në Instagram.
Për sjelljen në jetë të këngës “A pajtohem”, përpos zërit të Xenit, janë përkujdesur edhe menaxheri, Emrush Thaçi, producenti, Granit Gashi dhe tekstshkruesi, Ghulo.
Ndërkaq, që në ditën e parë të publikimit, kënga ka arritur të mbledh dhjetra mijëra klikime në YouTube.