Pa dyshim, pudra e zgjedhur drejtë është baza e grimit të mirë dhe duhet të ketë vendin e caktuar në çantën tuaj. Mësoni se si ta zgjedhni pudrën e duhur për llojin e lëkurës suaj.
Pudra e zgjedhur siç duhet lëkurën mund vizualisht ta përtërij, ta bëjë të butë dhe pa rrudha, kurse ajo e gabuara mund t’i nxjerrë në pah të gjitha mangësitë e fytyrës suaj dhe për këtë është shumë e rëndësishme të dini si ta zgjedhni pudrën sipas llojit të lëkurës suaj që për qindra prodhues të ndryshëm dhe llojeve të ndryshme të pudrave në treg mund të jetë punë shumë e vështirë.
Gjatë jetës sigurisht që do të provoni shumë produkte të ndryshme, kurse shumë prej tyre do të ju zhgënjejnë sepse nuk janë të përshtatshëm për llojin e lëkurës suaj. Gjëja e parë dhe themelore është të dini se cilit lloj i takon lëkura e juaj, kurse ne do të ju ndihmojmë për këtë.
Zbuloni se çfarë lëkure keni
Lexoni përshkrimin e çdo lloji të lëkurës, zbulojeni dhe kërkimi për një pudër të përkryer do t’ju lehtësohet shumë.
Lëkurë normale
- Teni është i njësuar
- Sipërfaqja e lëkurës nuk është as tepër e tharë as tepër e yndyrshme
- Poret nuk janë të zgjëruara
- Në fytyrë keni vetëm disa linja rrudhash, rrudha të vogla
Lëkurë e yndyrshme
- Fytyra shëndrit nëpër tërë sipërfaqen
- Shkëlqimi paraqitet shpejtë
- Poret janë të zgjëruara dhe të hapura
- Në fytyrë shpesh shfaqen puçrrat dhe piklat
- Rrudha dhe linja ka minimalisht
Lëkurë e kombinuar
- T – zona (gjatësia e hundës dhe balli) është e yndyrshme
- Lëkura në faqe është e tharë dhe normale
- Ka papastërtira në lëkurë të hundës, mjekërr, faqe apo ballë
- Poret në mjekërr dhe faqe janë të zgjëruara
Lëkurë e tharë
- Poret janë gati të padukshme
- Fytyra në pamje dhe prekje është e tharë dhe e shtrënguar
- Teni është i kuqur
- Faqet dhe mjekrra janë të thara dhe qërohen (formë zbokthi)
- Rrudhat paraqiten rreth syve dhe gojës
Lëkura e ndjeshme
- Në fytyrë shfaqen njolla, (skuqje apo lëkurë e tharë)
- Lëkura është e hollë dhe delikate
- Në fytyrë paraqitet skuqje pas përdorimit të produkteve të caktuara (pickim apo skuqje)
- Zgjedhni produktin e duhur
Tani që keni zbuluar se cilit lloj i takon lëkura e juaj është shumë e rëndësishme që të zgjedhni produktin që do t’i kënaqë të gjitha nevojat e fytyrës suaj. Nëse për shembull keni lëkurë të tharë, kurse përdorni pudër e cila nuk përmban asnjë zbutës, efekti nuk mund të jetë aspak i kënaqshëm. Ka pesë lloje themelore të pudrës, kurse ju duhet ta zgjedhni njërën dhe ta bashkoni me llojin tuaj të lëkurës.
Pudra kremoze është ideale për lëkurën normale, të kombinuar dhe të tharë. Posaçërisht i rekomandohet grave, pigmenti i fytyrës së cilave nuk është i njejtë ose për ato që kanë mjaft gjëra për të fshehur.
Pudra e lëngshme i rekomandohet të gjitha llojeve të lëkurës, veçanërisht për lëkurë të tharë dhe lëkurë të grave më në moshë.
Pudra e forcuar (e ngurtë) është e përkryer për lëkurë të yndyrshme.
Pudër me minerale është për të gjitha llojet e lëkurës përveç asaj të yndyrshme, kurse posaçërisht i rekomandohet grave me lëkurë të ndjeshme dhe të cilat vuajnë nga ‘rosacea’. /kosovarja.ch/