1.1 C
Priština
More

    Këshilla si të zgjedhni sytjenat e para për vajzën tuaj

    spot_imgspot_img

    Vajza juaj ka nevojë që të ketë sytjena të parë. Këto duhet patjetër të jenë të përshtatshme për vajzën tuaj si dhe është e rëndësishme që të zgjedhni modelin dhe madhësinë që i përshtatet.

    Shumica e vajzave të reja e presin me padurim kohën kur do të jenë në gjendje që të veshin sytjena sikur i shohin në revistat e modes, mirëpo nënat e tyre mendojnë krejtësisht ndryshe kur është fjala për vajzat e tyre.

    Për vajzat gjatë periudhës së pubertetit, është më e përshtatshme që të zgjedhin sytjena që nuk bien në sy, më të rehatshme dhe funksionale, që e mbjanë gjoksin dhe e bëjnë që të duket më i madh nga ç’është. Sot, nëpër duqane mund të gjeni një përzgjedhje të madhe të ngjyrave dhe formave të përshtatshme për vajzat e reja, modele që mund t’i veshin çdo ditë, për raste speciale si dhe sytjena të përshtatshme për aktivitete sportive.

    Koha e duhur për blerjen e sytjenave të parë, është kur të zbuloni se do t’i vërehen thimthat e dalura jashtë bluzës në formë gunge. Që t’ia lehtësoni fëmijës suaj blerjen e parë të këtij lloji, është mirë që të përcaktoheni se cila është madhësia e nevojshme para se të shkoni nëpër duqane, ose më saktë matni përmasat e gjoksit që në shtëpi. Madhësia e sungjerit përcaktohet nga ajo që ju e matni gjerësinë e gjoksit dhe gjatësinë e qarkut poshtë gjoksit apo sipër belit për të përcaktuar perimetrin. Nëse është dallimi në mes 1 dhe 1.5 cm, madhësia e sungjerit (shporta) është AA. Nëse është dallimi në mes 1.5 dhe 2.5 cm, shporta duhet të jetë e madhësisë A. Dallimi në mes të 2.5 dhe 3.5 cm, përcaktohet me madhësinë e shportës B, e kështu me rradhë.

    Sigurisht, kjo nuk është e mjaftueshme që të shkoni për të blerë fëmijës suaj sytjena. Përveç që sytjenat mund të jenë me prerje dhe qepje të ndryshme, edhe shportat mund të jenë të tilla. Gjithashtu, edhe prodhuesit që dita ditës vetëm po shtohen, interpretojnë standarde të ndryshme. Prandaj, është më mirë që ta merrni me vete vajzën gjatë blerjes dhe t’i ndihmoni asaj për të bërë zgjedhjen më të duhur, si në aspektin e dizajnimit ashtu edhe në atë funksional.

    Nëse fëmija ndjehet në siklet dhe nuk mund të mësohet me to, zgjedhje e mirë do të ishte përdorimi i maicave të shkurtra elastike (baby doll) e cila nuk duket nën rroba, është e butë, praktike dhe mbulon thimthat që mos të theksohen. /kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...