Gjendja pandemike nuk do të thotë të humbni dëshirën për tu dukur bukur.
Ekzistojnë forma përmes së cilave, duke u mbrojtur nga virusi Corona, do të dukeni me stil.
Përdorimi i shallit të mëndafshtë si maskë mbrojtëse, duke e kombinuar me veshjen tuaj, mund të ju bëjë të dukeni yll.
Madje këtë metodë po e përdorin edhe blogeret e shumta botërore që njihen për ndikimin e tyre në modë.
Shamitë më ngjyra të hapura, nuk do të ju krijojnë ndjesinë stresuese që ju japin maskat dhe në të njëjtjën kohë ju do të jeni të mbrojtur.
Kujtojmë se ekspertët kanë rekomanduar përdorim të maskave medicinale vetëm në rastet kur jemi të prekur nga COVID-19, ose në kontakt me të sëmurët.