Ishte Lizzo në American Music Aëards vitin e kaluar që tërhoqi vëmendjen me çantën mikroskopike, por, kuptohet, nuk është ajo e vetmja. Shumë prej personazheve të njohur kanë prezantuar çantat mini për sezonin pranverë – verë 2020. Çfarë mund të mbajnë brenda? Nëse je me fat, edhe një buzëkuq. Në të kundërt, vetëm kartën e kreditit.
Modelet e njohura që, me siguri, i keni ndeshur në Instagram, e kanë prezantuar aksesorin e kësaj vere në variante të ndryshme. Nuk është aq funksionale sa çdo çantë tjetër, por është fashion dhe kaq duhet të mjaftojë apo jo?
Super të vogla, të përshtatshme vetëm një kartë krediti, këto lloj çantash, siç mund ta mendoni, nuk mund të mbajnë një smartphone.
Megjithatë, dizajnerët e kanë përdorur fantazinë pa limit në ideimin e këtyre aksesorëve plot ngjyra.