200 gram kokos
70 gram sheqer pluhur
100 ml ajkë të ëmbël
70 gram gjalpë
200 gram çokollatë për zierje
Përgatitja:
Fillimisht bëni bashkë kokosin dhe sheqerin pluhur.
Mbi zjarr, vendosni ajkën dhe gjalpin. Në temperaturë të ulët përzijeni vazhdimisht derisa të shkrihet tërë gjalpi.
Lëreni këtë masë të ftohet dhe më pas shtojeni te kokosi. Përzijeni mirë dhe me duar filloni të bëni forma.
Shtypini me duar derisa të ngurtësohet masa.
Vendosini në frigorifer për ngurtësim të mëtutjeshëm.
Në anën tjetër shkrijeni çokollatën dhe lëreni të ftohet.
Më pas kaloni ëmbëlisrat e kokosit nëpër të.
Vendosini përsëri në frigorifer edhe për pak kohë, që të ngurtësohet edhe çokollata.