Mjeshtrit e tatuazheve thonë që numrin më të madh të tatuazheve e bëjnë në pranverë dhe vjeshtë. Gjatë verës të gjithë dëshirojnë tatuazhe të hareshme. Mirëpo si të mbrohen ato nga dielli?
Tatuazhet zbehen
Pa marrë parasysh a janë me ngjyra apo njëngjyrëshe, tatuazhet i zbeh dielli. Posaçërisht duhet mbrojtur dy muajt e parë, por edhe më vonë, tatuazhit të vjetër duhet bërë rregullisht masazh me faktorin më të lartë mbrojtës. Përdorni faktorin mbrojtës, mbulojeni.
Ndryshojnë ngjyrën
Tatuazhin është më së miri ta bëni në pjesën e trupit e cila nuk ekspozohet shpesh në diell, sepse rrezet me kalimin e kohës ndryshojnë ngjyrën. Për këtë shkak është më së miri që tatuazhin ta mbuloni kur është dielli më i fortë.
Pëlcasin
Posaçërisht tatuazhet e freskëta mund të “pëlcasin” nga dielli i fortë dhe dëmi është i pariparueshëm. Mbi lëkurën e tillë më nuk mund të bëhet tatuazh i ri.