-2.4 C
Priština
More

    5 sekretet për një nxirje çokollate në plazh

    spot_imgspot_img

    Vera erdhi dhe ajo që të gjithë kërkojnë me siguri është një nxirje e shpejtë dhe e qendrueshme. Po si të nxihemi sa më shpejt? Më poshtë do ju zbulojmë pesë sekrete dhe këshilla të cilave duhet t’u përmbaheni. Një lëkurë e nxirë ju bën të ndiheni më të bukur, por mos harroni se ju duhet njëkohësisht edhe ta mbroni atë nga rrezet e diellit, duke aplikuar kremin mbrojtës, sepse rrezet UVA dhe UVB mund të jenë të dëmshme në djegie, skuqje apo irritim, deri në kancer të lëkurës.

    Përgatitni lëkurën ndaj diellit

    Mos e nënvlerësoni, lëkura është themelore për të arritur nxirjen e dëshiruar. Mbajeni lëkurën të pastër e të hidratuar duke bërë skrab një herë në javë do të ndihmojë zhdukjen e qelizave të vdekura. Në këtë mënyrë nxirja e lëkurës do të jetë e qendrueshme dhe uniforme.

    Të ushqyerit

    Ushqehuni në mënyrë të pasur e shëndetshëm, me ushqime të cilat stimulojnë melatoninën. Ushqime të pasura me vitaminat A, C dhe E, janë frutat e detit, majdanozi, rukola, spinaqi, brokoli dhe kungulleshkat. Mbi të gjitha, ushqehuni me karota sepse janë të pasura me beta-karoten i cili i jep pigment lëkurës. Këshillohet të hani gjashtë copë ose dy gota lëng karote.

    Merrni rreze pranë ujit

    Të qëndroni pranë pishinës ose bregdetit përshpëjton nxirjen e lëkurës. Uji reflekton rrezet diellore me një intensitet të dyfishtë.
    Zgjidhni orarin e duhur për t’u ekspozuar në diell
    Duhet të shmangni të ekspozoheni në diell në oraret e dëmshme 10-16. Por, duke qenë se edhe nxirja mund të jetë më e madhe nga rrezet intensive, atëherë dilni në diell vetëm një gjysmë ore të shoqëruar me krem mbrojtës, midis orës 12-14.

    Hidratimi

    Pasi të kaloni një ditë në pishinë ose në det është e rëndësishme të aplikoni një krem hidratatues, do ju ndihmojë që të ruani nxirjen sa më gjatë dhe do ju mbrojë prej të rrjepurit të lëkurës.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...