Përveç gjërave të bukura, vera vjen edhe me shumë “siklete” të vockla. Siç janë përshembull njollat e djersës në bluzën apo fustanin e ri. Sa i sikletshëm është ai moment?
Para se të vazhdoni të ankoheni, po ju themi se ka një zgjidhje dhe nëse doni, mund ta provoni që tani! Ju duhet vetëm limon, ujë dhe sodë buke.
Por, si?
Fillimisht fërkoni njollën me një përzjerje prej lëngut të limonit dhe ujit. Nëse ajo nuk largohet lehtë, hidhini sipër sodë buke të holluar me ujë dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta.
Më pas shpërlajeni para se ta fusni në lavatriçe si zakonisht.