Këngëtari kosovar, Arian Agushi, i ka dhënë fund beqarisë.
Gjatë ditës së sotme, ai ka publikuar një fotografi me tashmë gruan e tij, Ermia Shkodra.
Gold Ag është në kostumin e dhëndërit ndërsa Ermira në fustan nusërie.
Çifti shihen tejet të dashuruar, përderisa këngëtari ka bërë edhe një dedikim të veçantë për bashkëshorten.
“Ti m’ke bo komplet, e me t’rujt e kam nga Zoti amanet” – ka shkruar këngëtari.
Kujtojmë që Goldi e ka mbajtur mjaft mirë të fshehur lidhjen me Ermirën, e cila është fizioterapeute dhe estetiste.