Aktorja shqiptare, Jonida Vokshi, ka pak ditë që është bërë nënë e një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Emi.
Por ajo çfarë ka marrë vëmendjën e të gjithë ndjekësve të saj, është imazhi i aktores vetëm 1 javë pas lindjes.
Në fotografitë e Jonidës, pranë karrocës me vajzën, barku i saj duket i sheshtë, sikur të mos ketë kaluar një shtatzëni.
E sigurisht edhe komentet, nga kolegë të saj e fansa, ishin të shumta rreth kësaj.
Jonida dhe bashkëshorti i saj, producenti Besnik Krapi, në vazhdimësi kanë postuar për procesin e shtatzënisë, e duket se postimet nuk do të mungojnë as në rritjen e vajzës.