Eksfolimi ka rëndësi, por zgjedhja e kripës është e rrezikshme. Kripa është e ashpër dhe skajet e saj mund të shkaktojnë gërvishtje të lëkurës duke e irrituar. Një gjë e tillë bëhet burim infeksionesh. Dermatologët thonë se përdorimi i kripës në formë skrabi mund të dëmtojë “barrierën” mbrojtëse të lëkurës.
Limoni për të çelur ngjyrën e flokëve
Nëse po mendoni të përdorni limonin për të çelur ngjyrën e flokëve, ndaloni, merrini limonat dhe bëni një limonatë. Përdorimi i limonit mund të ketë vërtet rezultat, por efektet anësore janë të mëdha. Ka gjasë që flokët të thahen dhe të bëhen më të dobët.
Skrabet për buzët
Buzët janë të ndjeshme, ndaj gjëja e fundit që duhet të mendoni është përdorimi i skrabeve me teksturë të ashpër. Nëse doni patjetër të bëni skrab, mund të bëni bashkë pak sodë buke me ujë dhe ta aplikoni në zonën e buzëve. Kjo përzierje nuk do t’ju irritojë buzët.