-0.3 C
Priština
More

    Konsumoni këto ushqime për gjumë të qetë

    spot_imgspot_img

    Gjumi është tejet i rëndësishëm për mirëqenien tonë. Prandaj duhet të kujdesemi që të flemë mjaftueshëm por mbi të gjitha, të bëjmë gjumë të qetë. E janë disa ushqime që ndihmojmë ta arrijmë këtë.

    Kosi

    Mikrobioma e stomakut ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e gjumit.

    Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se bakteret e stomakut kontrollojnë jo vetëm humorin dhe nivelet e stresit por edhe ritmin e të fjeturit.

    Ato kanë nevojë për ushqim dhe probiotikët janë më të shëndetshmit për mikrobiomën.

    Kosi është shumë i pasur me probiotikë dhe sipas ekspertëve, ai duhet ngrënë tre deri në katër herë në javë.

    Duke përmirësuar mikrobiomën, kosi do ju ndihmojë të flini më mirë.

    Vishnja

    Vishnjet janë të pasura me melatoninë, një hormon që është i domosdoshëm për përmirësimin e gjumit.

    Vishnjet dhe lëngu i tyre janë jo vetëm freskues për organizmin por edhe të pasura me melatoninë.

    Njerëzit që hanë vishnje rregullisht, bëjnë një gjumë më të qetë.

    Bajamet

    Një sasi prej 30 gramë me bajame ofron 25% të nevojës ditore për magnez.

    Mungesa e këtij minerali është e lidhur drejtpërdrejtë me pagjumësinë.

    Bajamet mund t’i përzieni me kos ose t’i përfshini në sallata.

    Tërshëra

    Tërshëra është një burim shumë i pasur karbohidratesh dhe magnezi.

    Karbohidratet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

    Tërshërën mund ta hani në darkë ose në mëngjes duke e kombinuar me ushqime të tjera të mira për gjumin siç janë bajamet.

    Mjedra

    Mjedra është shumë e pasur me fibër e cila e ndihmon njeriun të flejë mirë dhe gjatë.

    Të rriturit kanë nevojë për 25-35 gramë fibër në ditë dhe një filxhan me mjedra ofron 9 gramë fibër.

    Burime të tjera të fibrës që ju ndihmojnë të flini mirë janë farat chia dhe kivi.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...