Koncerti i këngëtarit me famë botërore, Maluma, i paraparë të mbahej në mars të këtij viti, ishte shtyrë për në muajin shtator.
Më saktësisht, koncerti ishte paraparë të mbahej më 6 shtator të këtij viti në Sheshin “Nënë Tereza”.
Përsëri, për shkak të pandemisë globale COVID-19, koncerti është shtyrë edhe njëherë dhe kësaj radhe për një datë të caktuar në vitin tjetër.
Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, organizatorët kanë lajmëruar se data e re për koncertin e Malumës do të jetë 24 qershor 2021.
Deri atëherë, Shqipëria por edhe të gjitha vendet tjera shpresojnë në një normalizim edhe më të mëtejshëm të situatës.