Duket se izolimi ka marrë fund për Ledri Vulën dhe të dashurën e tij, Sarën.Të dy tashmë gjenden në bregdet.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes postimeve në llogaritë e tyre në Instagram.
Ata duken të relaksuar teksa shijojnë rrezet e diellit dhe valët e detit.
Kujtojmë që Ledri dhe Sara kanë qëndruar të ndarë, këngëtari në Prishtinë dhe e dashura në Gjermani, gjatë gjithë periudhës sa ishin në fuqi masat mbrojtëse ndaj COVID-19.