Njihet si “Qaforja e palloit” sepse ngjyra e gurëve të saj ngjason në atë pendëve të këtij shpendi. Ky gjerdan konsiderohet të jetë më i shtrenjti në botë. Por cila është historia e saj?
Eshtë i përbërë nga 21 zafirë që në total kanë 109 karat, prej të cilëve më i madhi 20.56. këta gurë janë të prerë me aq përpikmëri dhe për realizimin e saj janë shpenzuar 15 vite punë.
Kjo qafore na kthen pas në kohë, gati një shekull e gjysmë më parë, kur në vitin 1881 në Zanskar, në veriperëndim të Himalajeve u zbulua një depozitë gurësh zafiri. Në vetëm gjashtë vite, kjo minierë zafiri u zbras totalisht dhe bëri që gurët e marrë prej andej të fitonin një vlerë edhe më të çmuar, brenda një kohe shumë të shkurtër.
Varësja, e cilësuar si më e shtrenjta në botë u prezantua në ankandin e Christit në Hong Kong, për një vlerë prej 15 milion dollarë në nëntorin e 2018-ës (137.146 dollarë për karat)!
Ajo u shit dhe vlera e jashtëzakonshme e kategorizoi atë në aksesorin me çmimin më të shtrenjtë në botë.