0.4 C
Priština
More

    Këshilla për dobësim nga femra më intelegjente në botë

    spot_imgspot_img

    Marilyn vos Savantuke iu falenderuar këtij rezultati ka hyrë në libër të rekordeve Ginis, si femra me koeficientin më të lartë në botë, e ky sukses i ka sjellë edhe disa çmime tjera të papritura. Si për shembull ajo ka qenë kolumniste e rregullt në magazinën Parada me nëntitull ‘Pyeteni Merlinin’.

    Si ka ndodhur saktë që një femër me këtë kapacitet të bëhet ‘E dashura e botës’, nuk është e sigurtë, por një gjë është fakt, kolumnet e saja kanë tërhequr vemendjen. Krahas pyetjeve logjike dhe problemeve matematikore të cilat rregullisht i ka zgjidhur, shumë femra kanë dashur të dinë se si ushqehet një IQ 190. Ja disa nga sendet ushqimore, të cilat do të mund ta binë në vijë edhe trupin tuaj. Ndoshta ajo ka ditur?

    1. Largojini keksat, çipsat e gjërat tjera

    Kjo nënkupton që në shtëpi, asnjëherë mos mbani keks, cips, kikirika dhe sende tjera të ngjashme. Raftet e dollapit lirisht mbushini me ushqim për mëngjes, drekë dhe darkë, por harroni këto tjerat.

    2. Mos hani ndërmjet shujtave

    Kjo përfshin edhe ushqimin e shëndetshëm, si pemët dhe lëngjet. Normal që lëngjet dhe pemët janë shumë të shëndetshme dhe të nevojshme që të mbani vijën e trupit, por nuk janë aq të mira sepse japin kalori. Në vend të tyre pini ndonjë lëng që nuk ka kalori, si për shembull një çaj. Gjëja më e mirë e rutinës së saj ka qenë darka të cilës i është gëzuar, sepse ka mundur të hajë çka do që ka dëshiruar – çfarë kënaqësie!!! Edhe një gjë tjetër e rëndësishme është që buka është shumë më e mirë kur jeni të uritur dhe nuk hani vetëm sepse ju ka ardhur koha.

    3. Harroni pijet kalorike

    Ky rregull nuk është vetëm për lëngjet dhe qumështin në mëngjes. Gjithashtu lëngjet e nxehta apo ato me temperaturë të dhomës janë shumë më të mira se ato të ftohtat. Për këtë mos hidhni akull në to. “Unë porosis pije pa akull në restorane. Kur akulli të shkrihet pijet bëhen si ujë, e kjo e prish shijen e tyre. As verës, pijet me akull nuk janë aq të ftohta pasi që temperatura e trupit është  37.5 gradë celziusi, kështu që temperatura e ujit është rreth 22,5 gradë,  e kjo është taman e ftohtë. Ndërsa dimrit, pse në atë kohë të pimë pije të ftohta?” , ka thënë Merlin.

    4. Nuk keni nevojë t’i hani të gjitha nga pjata

    Mësohuni ta hiqni ushqimin e tepërt sado i shijshëm të jetë dhe lereni për shujtën tjetër, por jo për mes shujtë apo ta përdorni si meze të lehtë.

    “Njerëzit nuk mund të pranojnë gjuajtjen e ushqimit, por duhet të vendosin se o të marrin kilogramë më tepër, ose duhet të mësohen të ziejnë më pak. Ky rregull mundet edhe kështu të formulohet. Të hani shumë ushqim është hedhja më e keqe e ushqimit të shijshëm. Ajo që do ta hani të gjithë ushqimin nga pjata apo që ka tepruar nuk do t’u ndihmojë fëmijëve të uritur nëpër botë, por do t’i ndihmojë dëmtimit të shëndetit tuaj”, ka këshilluar më tej Merlin.

     5. Darkën hajeni ngadalë

    Kënaqësinë e darkës me familje apo shoqëri nuk mund ta ndiesh. Njëra nga aktivitetet më të dashura për të ka qenë të shkojë vetë në darkë, kur bashkëshortin nuk e ka pasur në shtëpi. Ajo në ato raste nuk ka pasur nevojë të shpejtojë, dhe e ka shijuar secilën kafshatë, e kjo për të ka kënaqësia më e madhe.

     6. Ndjeni kënaqësinë e secilës kafshatë

    Nëse e doni ushqimin, pse atëherë të mos kënaqeni në secilën kafshatë? Jo vetëm që më gjatë do të kënaqeni me shijen e tij, por që përtypja më e gjatë do t’ju ndihmojë edhe me problemet me barkun, andaj sa më gjatë përtypeni kafshatën. Kjo i dedikohet posaçërisht njerëzve që kanë problem me tretje, ata duhet gjithsesi ta praktikojnë përtypjen sa më të gjatë. Kjo është njëra ndër arsyet që u ik pijeve kalorike, ka thënë Merlin.

     7. Mos i ndërroni shprehitë e ushqimit kur vjen fundjava

    Fundjavat vetë janë ditë të veçanta për kënaqësi, e sipas Merlin edhe ashtu darka të lejon të hash çfarë të duash kështu që nuk keni nevojë vikendeve të shtoni ndonjë gjë. Koha që mund t’ju habis dhe të merrni diçka të hani e nuk është koha e ngrënies, duhet të këmbehet me një shëtitje në park, vrap apo të ngisni biçikletën.

    8. Mos i nënvlersoni kaloritë që i merrini

    Kur i përshkruan shujtat e saj si ‘mëngjes shumë i lehtë’ apo ‘drekë shumë e lehtë’, Merlini këtë edhe e mendon: Pasi që të dy shujtat kanë 250 kalori. Njerëzit shpesh nënvlersojnë kaloritë me ushqimin e ashtuquajtur të shëndetshëm.

    9. Mos e hani ushqimin në të cilin nuk ndjeni kënaqësi

    Kjo është pjesë shumë e rëndësishme e saj karshi ushqimit. Ajo asnjëherë nuk do të hante diçka që nuk e shijon, edhe nëse është në restoran.

    “Unë i kam të kufizuara ditët e jetës sime dhe ato janë shumë të shtrenjta. Në të njëjtën mënyrë i kam kufizuar edhe kaloritë në të cilat mund të kënaqen gjatë jetës. Dua t’i shpenzoj ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Për këtë arsye refuzoj të shpenzoj kaloritë e çmuara në bukën bajate, në spageta apo edhe në ndonjë keks, i cili nuk është aspak i shijshëm siç duket në paketim”. /kosovarja.ch/

    Foto: YouTube

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...