Simptomat janë aq të ngjashme me gripin, saqë tashmë në kohë të pandemisë mund të shkaktojë frikë. Bëhet fjalë për alergjinë në polen.
E sezona e polenit ka tri fazat kryesore dhe shpresojmë që të mos jeni të prekur nga të trija.
Nga marsi deri në maj është koha e polenit të pemëve, përderisa nga maji në qershor është periudha e polenit të barit, ndërsa deri në shtator ai i luleve.
Ajo çfarë rekomandohet nga NHS është vendosja e vazelinës rreth vrimës së hundës që të ndalojë polenin të futet në hundë a sy, bërja e dushit pas kthimit në shtëpi, ndërrimi i menjëhershëm i rrobave.