Fëmijët, prindërit e të cilëve pinë duhan rrezikohen nga dëmtimi I arterjeve, thonë hulumtuesit. Studimet tregojnë se qëndrimi në tymin e duhanit ndikon në trashjen e mureve të arterieve të fëmijëve, që do të thotë se këta fëmijë janë më të rezikuar në të ardhmen nga sulmet e zemrës.
Qëndrimi në tymin e duhanit ndikon në trashjen e mureve të arterieve të fëmijëve, që do të thotë se këta fëmijë janë më të rezikuar në të ardhmen nga sulmet e zemrës.
Hulumtuesit thonë se enët e gjakut te fëmijët që I ekspozohen tymit të duhanit plaken për 3.3 vjet.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 2 400 fëmijë nga Franca dhe 1 375 nga Australia. Fëmijët kanë qenë mbi 18 vjec.
Hulumtuesit I kanë pyetur fëmijët se sa duhan pinë prindërit e tyre dhe [ataj ua kanë matur me ultrazë trashësinë e mureve të arterieve të tyre.
Ky studim është I pari I kësaj natyre ku ndiqet trashësia e arterieve te fëmijët e ekspozuar në duhan.
Hulumtuesit kanë vërtetuar se muret e arterieve të fëmijëve prindërit e të cilëve pijnë duhan janë për 0, 015 mm më të trasha se të atyre prindërit e të cilëve nuk pijnë.
Ndonëse flitet për një diferencë të vogël, megjithatë duhet të merret parasysh. Studimi ynë ka treguar se ekspozimi në pirje passive të duhanit në fëmijëri e dëmton strukturën e arterieve.Prindërit, madje edhe ata që planifikojnë të bëhen prindër duhet ta lënë duhanin. Me këtë nuk do ta përmirësojnë vetëm shëndetin e tyre, por edhe shëndetin e fëmijës në të ardhmen – thonë mjekët që kanë kryer hulumtimin.
Hulumtimi ka treguar se pirja passive e duhanit shpie në plakjen e arteries për 3,3 vjet.
Janë marrë parasysh edhe faktorë të tjerë, si: edukimi, fakti nëse fëmija pi vetë duhan, aktiviteti fizik, shtypja e gjakut, niveli Ii kolesterolit etj.
Studimi nuk e ka përfshirë ndikimin që ka në shëndetin e fëmijës pirja e duhanit vetëm nga njëri prind.
– Kemi menduar se ky veprim mund të ndiqet vetëm nëse të dy prindërit janë pirës të duhanit, pasi në këtë mënyrë fëmija është I ekspozuar përpara dëmit të dyfishtë – kanë pohuar hulumtuesit. /kosovarja.ch/