Duket se me lehtësimin e masave të mbrojtjes nga COVID-19, Alban Skenderaj, ka filluar punën në sjelljen e projekteve të reja.
E se një këngë tashmë e ka të gatshme, Albani ka treguar në postimin e tij të fundit në Instagram.
I ulur në plazhë, me rroba pranverore është fotoja që këngëtari ka postuar.
Ndërsa asaj i ka bashkangjitur pak vargje nga kënga e tij e re duke paralajmëruar se kënga do të vijë edhe me videoklip.
Kujojmë se kënga e fundit që Albani ka publikuar titulloht “Ki mëshirë” dhe tani gëzon mijëra klikime në Youtube.