-0.4 C
Priština
More

    Mbipesha te fëmijët – kontrollojeni shëndoshjen

    spot_imgspot_img

    Shumë prindër kanë rënë në grackë duke i ushqyer fëmijët sipas dëshirës së tyre. Në këtë mënyrë ata kanë ardhur në një situatë ku fëmija s’mund të vrapojë as me top. A jeni të vetëdijshëm se sa e rrezikshme është mbipesha te fëmijët?

    Mos lejoni që fëmija juaj t’ju shndërrojë në një mjet shërbyes, pasi në atë mënyrë më shumë e dëmtoni atë sesa veten. Fëmija bëhet përtac (pasi mësohet të bëni gjithcka për të), zgjedhës (pasi i jepni gjithcka që do) dhe mjaft i shëndoshë (pasi e lejoni ta teprojë me haje).

    Komplikime shëndetësore

    Mbiepesha e fëmijëve është bërë një problem botëror. “Le të hajë fëmija” – kjo fjali e mallkuar mund të shpiejë deri në probleme tepër serioze. Nëse fëmijët janë tepër të shëndoshë kjo mund të shpiejë në probleme të mëdha shëndetësore, të cilat dikur lidheshin vetëm me personat e rritur – hipertensioni, diabeti, hiperkolesteroli, glukoza e ulët etj.

    Patjetër duhet t’i mësoni fëmijët me ushqimin e duhur. Bëhni vetë një shembull i mirë. Mos ua ndaloni të gjitha kënaqësitë she mëkatet e vogla, por mbajeni ushqimin nën kontroll. Problemet më të mëdha dalin në rastet kur fëmija që në foshnjëri mësohet me ushqim të tepruar. Në këtë mënyrë zgjerohet stomaku (lukthi) dhe pasojat shërohen shumë vështirë nëse kjo gjendje vazhdon gjatë kohë. Ju duhet ta mbillni te fëmijët kulturën dhe shprehinë e kujdesit për shëndetin që në vegjëli. Mos e përkrahni e as mos e lëvdoni kur ai ha tepër. Nëse fëmija ha normal dhe njëkohësisht shpenzon kalori duke vrapuar a duke u marrë me sport ajo është për t’u lëvduar.

    Cfarë të bëni?

    Nuk duhet ta pengoni fëmijën të hajë, por duhet ta detyroni që ato kalori t’i harxhojë. Aktivizohuni me të edhe ju, luani me fëmijën, shkoni rregullisht në park, bëni të interesohet për ndonjë sport, le të bëhet pjesëtar i ndonjë ekipi sportiv shkollor. Gjeni ndonjë aktivitet, të cilin do ta ndiqni rregullisht së bashku – ecje në natyrë gjatë fundjavës, dita familjare e sportit etj.

    Nëse e keni vështirë të kontrolloni se cfarë ha fëmija në shkollë apo te gjyshat, mund ta kontrolloni lehtësisht atë që ha në shtëpi. Ushqimi i shëndetshëm është i dobishëm për gjithë familjen. Zgjedhja e mirë e ushqimit e forcon imunitetin e fëmijës. Kujdes vetëm të mos e teproni, pasi nëse jeni më rigorozë sesa duhet kur bëhet fjalë për ëmbëlsirat, fëmija mund të përpiqet t’u shmanget rregullave tuaja.

    Keni kujdes edhe me stresin. Ndonëse ky duket si një problem që i tangon vetëm të rriturit, nga stresi vuajnë edhe fëmijët. Nëse keni ndonjë problem në shtëpi nuk është e domosdoshme ta dinë edhe fëmijët. Përpiquni t’i kurseni ata nga brengat tuaja të përditshmërisë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...