Lulet që do të ju prezantojmë, nuk janë të rëndësishme vetëm për dekorim të hapësirës, por ato do të zvogëlojnë rrezatimet e dëmshme në hapësirën që ju qëndroni. Prandaj shpejtoni t’i sillni në zyre.
E para është Aloe Vera e cila thith rrezatimet elektromagnetike të monitorit të kompjuterit tuaj dhe të telefonit mobil. Për më tepër, kjo lule nuk ka nevojë për mirëmbajtje të veçantë, përveç se ta ujitni njëherë në javë.
Kaktusin mund ta blini në ngjyra dhe madhësi të ndryshme, sipas dëshirës. E rëndësishëm është ta keni në zyrë sepse absorbon të gjitha rrezatimet e dëmshme në hapësirë të vogël. Edhe kjo bimë nuk ka nevojë për ndonjë kujdes specifik.
Spatifiliumi është një lule që duhet se s’bën të qëndrojë afër kompjuterit a televizorit. Ajo ushqehet me rrezatime të dëmshme. Përsëri, edhe kjo nuk do të ju marrë kohë në kujdes. Mos harroni, kur ta blini ndonjërën, ose të tria për zyre, merrni nga një edhe për shtëpi.