500 gram mascarpone
300 mililitra pana për ëmbëlsirë
40 gram biskota për tiramisu
500 gram dredhëza
Çokollatë e bardhë
Limonçel
Përgatitja:
Fillimisht në një enë vendosim dredhëzat e prera me një gotë uji limonçel. Në rast se doni të mos e përdorni limonçelin, bëni shurup dredhëzash duke i shtrydhur në blender.
Filloni me shkrierjen në avull të çokollatës së bardhë. Më pas bashkojeni atë me maskarponen dhe përzijeni mirë me mikser.
Në një enë tjetër, përsëri me mikser, tundeni mirë kremin pana për rreth 10 minuta. Pasi të krijoni masën e duhur, miksojeni me maskarponen e çokollatën dhe vazhdoni punën me mikser.
Në tavën që keni zgjedhur të bëni ëmbëlsirën, filloni të renditni biskotat, të cilat i lagni në shurupin e krijuar nga luleshtrydhet në fillim të recetës.
Sipër tyre shtoni gjysmën e kremi të parë dhe sipas dëshirës mund të grimtësoni disa dredhëza për t’i vendosur mbi gjithë kremin.
Më pas vazhdoni me rendin tjetër të biskotave dhe shtoni gjysmën tjetër të kremit.
Dekorojeni me të tjera dredhëza, sipas dëshirës suaj.
Vendoseni të qëndrojë në frigorifer për 5-6 orë.