-3.2 C
Priština
More

    Mos ja thoni kurrë partnerit këto fjalë

    spot_imgspot_img

    Fjalët vrasin më shumë se plumbi është një shprehje e famshme. E pikërisht ajo çfarë themi, sidomos kur jemi të nervozuar apo tejet të lodhur, mund të lë gjurmë të papërmirësueshme në lidhjen mes partnerëve. Disa nga këto shprehje të rrezikshme i ka përmbledhur Bright Side.  Shprehjet qe zhvlerësojnë ndjenjat e partnerit

    Kjo ndodh rëndom kur themi fraza të tipit: “Ti mërzitesh kot!” “Është thjesht punë, dhe sa do vazhdosh te shqetësohesh për të?” Kështu ne nuk e ngushëllojmë partnerin apo ta bëjmë të ndjehet më mirë, por e gjykojmë. Gradualisht ai nuk do të hapet më, do të ndjehet i vetmuar, i fyer dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme për marrëdhënien.

    Fraza që shprehin indiferencë

    Kur njëri nga partnerët humb interesin se si tjetri sillet kjo do të thotë se lidhja është drejt fundit. Kini kujdes me fjalët që thoni dhe diskutoni me partnerin.

    Shprehjet krahasuese

    Mos merrni kurrë një partner të dikujt tjetër si shembull. Në vend të kësaj fokusohuni tek cilësitë pozitive të partnerit tuaj.

    Fjalë të përgjithshme

    Shmangni fjalët si: “gjithmonë”, “kurrë”, “shpesh” sepse me këto fjalë ju fajësoni partnerin tuaj për problemet e së djeshmes, së sotmes dhe të nesërmes. Është më mirë të flisni për ndjenjat tuaja në një situatë të pakëndshme dhe mos u përpiqni të gjeni fajtorin.

    Fjalë që ulin vetëbesimin e partnerit

    Fjalët janë shumë me peshë për vetëbesimin e çdokujt dhe duhet të jemi të kujdesshmen qe ato të mos jenë të rënda si: “Çfarë burri e quan veten ti?” “Askush përveç meje nuk ka për të të duruar” etj.

    Shprehjet qe kërcënojnë ndarje

    “Dua të ndahem”, “Do të shpërngulem” Nëse ndarja nuk është qëllimi juaj i vërtetë të,mos u nxitoni t’i thoni këto fjalë. Këto shprehje nuk e manipulojnë dot partnerin dhe nuk do të tërheqin vëmendjen e tij për mirë.

    Frazat që shprehin pendesë mbi njohjën tuaj

    Është njësoj sikur të keni thënë: “Më mirë të mos ishim takuar kurrë!” Me këto shprehje ju fajësoni partnerin për mënyrën se si ka ecur lidhja juaj. Rruga e duhur është ndarja e përgjegjësisë për situatën e tanishme dhe çfarë mund të bëni mbi faktin qe asnjëri nga partneret nuk ndjehet i lumtur.

    Frazat fajësuese

    Si shpjeguam me lart, këto fraza nuk ju çojnë askund. Është ndryshe kur ju shprehni cinizëm konstruktiv me qëllim përmirësimin e marrëdhënies, ama në këto raste gjetja e një fajtori për problemet tuaja bëhet më thelbësore se zgjidhja e problemit.

    Fraza që ulin rëndësinë e partnerit

    “Unë mund të jetoj pa ty!” “Unë qëndroj akoma me ty për hir të fëmijëve tanë”. Këto fjalë janë kategorikisht të ndaluara sado i nxehtë të jetë debati. Mbani mend se dashuria është një vlerë më e madhe se sa konfliktet e përkohshme.

    Fraza si “Nuk është puna jote!”

    Në qoftë se i thoni partnerit këto fraza ai do të mendojë se ju nuk e respektoni dhe nuk e konsideroni të rëndësishëm për vendimet tuaja.

    Fjalë ose veprime që tregojnë mungesë dëshire për bashkëpunim në komunikim

    Heshtja është më e rrezikshme se fjalët. Kur ju përpiqeni t’i shmangeni bisedave me heshtje jeni duke pësuar një ndarje në komunikim. Si rezultat, partnerët nuk e kuptojnë njëri-tjetrin dhe problemet lindin.

    E vetmja zgjidhje në probleme të tilla është të vendosni të flisni. Sado e vështirë mund të behet biseda është më mirë se sa gjërat e pasqaruara. Secili e meriton një mundesi për tu dëgjuar.

    Kujdesuni për marrëdhënien tuaj dhe dashuria juaj zgjaste përgjithmonë!

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...