Aktorja seksi e kinemasë dhe teatrit shqiptar, para se të ndodhte izolimi nga Coronavirusi, është larguar për në Spanjë. Ajo po vazhdon jetën në këtë vend meqë partneri i saj jeton këtu.
Por nga vendi bregdetar në të cilin gjendet, Olta ka dhënë lajmin se do të bëhet nënë.
“Nënë dhe baba” ka shkruar aktorja në një foto të saj gjersa puthet me të dashurin.
Mediet e shoëbizit në Shqipëri bëjnë të ditur se Olta ka kaluar javët e para të shtatzënisë, që konsiderohen pak më të rrezikshme. Ndërsa tregojnë se çifti tashmë janë duke u bërë gati për një dasmë krejtësisht private.
Olta ka zgjedhur prej kohësh që lidhjen e saj dhe jetën private, ta mbajë sa më diskrete.
Prandaj edhe dihet shumë pak për fatlumin që i ka rrëmbyer zemrën. Ai është shqiptar që jeton në Spanjë.