Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, me famë botërore ka treguar që ka 64 ditë që po qëndron e mbyllur në shtëpi.Gjatë kësaj kohe, rritja e flokëve është dallimi më i madh që po e vëren tek vetja. Bashkë me gjatësinë, këngëtarja ka treguar se po fillon t’i dal ngjyra natyrale. Ajo nuk është bjonde por flokë gështenjë.
Prandaj nga fansat e saj ka kërkuar që t’i tregojnë nëse duhet të bëj ndryshimin.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka kërkuar që ata të votojnë nëse Bebe duhet t’i ngjyrosë flokët përsëri të bardha apo ngjyrë kafe.
Për këtë të dytën ka dhënë edhe një shembull me foto montazhë se si do të mund të dukej.
Të shohim nëse do të dëgjojë adhuruesit e saj, të cilët kanë votuar për ngjyrën më të mbyllët.